• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Këshilltarët e Putin zbarkojnë në Maqedoni, ja çfarë po ndodh
Home
Nderkombetare

Këshilltarët e Putin zbarkojnë në Maqedoni, ja çfarë po ndodh

7 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Këshilltarë të lartë të presidentit rus Vladimir Putin kanë qëndruar së fundmi në Maqedoni tek një parti e re me qëndrime nacionaliste që në Shkup shikohet si përpjekje për shtrirjen e ndikimit rus në këtë vend të Ballkanit. Por, analistët mendojnë se këto përpjekje janë të kota pasi që popullata e Maqedonisë është e përcaktuar në masë të madhe për integrime euro-atlantike.

Përpekjet ruse për shtrirjen e ndikimit në Maqedoni nuk duket që kanë nxitur shqetësime këtu por kanë zgjuar kurreshtje për mënyrën se kë kanë zgjedhur emisarët rusë për bashkëpunëtorë në Shkup.

Aleksandr Dugin, filozof dhe këshilltar i lartë i presidentit Vladimir Putin para pak ditësh në Shkup qëndroi tek një parti e re maqedonase, pa ndikim, e cila ndryshoi emrin nga Lëvizja Popullore – në “Maqedonia e Bashkuar”, sipas partisë ruse në pushtet, “Rusia e Bashkuar”.

Analistët vlerësojnë se janë të kota përpjekjet ruse për të përhapur ideologjinë, me që populli i Maqedonisë është i përcaktuar për integrimin euroatlantik të vendit.

Mirçe Adamçevski ka qenë korrespondent i shtypit maqedonas në vitet ’90 në Rusi dhe njohës i zhvillimeve të atjeshme. Ai thotë se Dugin ka qenë para ca vitesh nëpër Serbi dhe Mal të Zi për të hapur rrugët e ndkimit rus, por se kjo gjë nuk gjen mbështetje në Maqedoni, sipas analistit.

“Harrojnë rusët se Maqedonia nuk është as Mali i Zi e as Serbi, sepse në Maqedoni opinioni publik është shprehur me mbi ¾ për integrime euro-atlantike, kështu që nuk mund ta bëjnë atë që kanë bërë në Mal të Zi apo që po e bëjnë në Serbi”, thotë Adamçevski.

Analisti tjetër, Selim Ibrahimi thotë se varet nga qeveria dhe strukturat politike në Maqedoni se çfarë ndikimi mund të ketë ideologjia ruse këtu.

“Partitë politike nacionaliste maqedonase dhe një pjesë e shoqërisë civile e kanë promovuar politikën ruse në Maqedoni. Tash varet nga qeveria e kryeministrit Zoran Zaev se si do t’i zgjidh çështjet me vendet fqinje dhe problemet e brendëshme që mos t’i lërë hapsirë politikës ruse për të vepruar në Maqedoni”, thotë Ibrahimi.

Adamçevski thotë se rusët tash gjetën një bashkëbisedues në Maqedoni, që është Janko Baçev, një person pa ndonjë ndikim, siç shprehet analisti, ndërsa më herët komunikimin e kishin pasur, sipas tij, me partinë serbe të Ivan Stoilkoviçit, “por Aleksandër Duginit i duhej një subjekt etnik maqedonas”, thotë analisti.

Ndërkaq, zoti Ibrahimi vlerëson se angazhimet ruse në Ballkan kanë për synim kundërshtimin e politikave amerikane për një Ballkan të qetë dhe pa trazira.

Këshiltarët rusë Dugin dhe Savin u shprehën para pak ditësh në Shkup para bashkëmendimtarëve të tyre se “Rusia as nuk e pengon Maqedoninë dhe as nuk i përzihet në zgjedhjen e saj nëse dëshiron të bëhet pjesë e Natos, se për këtë duhet të vendosin vetë qytetarët e këtij vendi, por se perëndimi, sipas tyre nuk ishte një alternativë e mirë për Maqedoninë”. VOA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INSTAT: Prodhimi i energjisë elektrike ra me 36.6% në 2017-ën nga thatësira
Previous article Basel shënon supergol ndaj Cityt

F.autor

Postime të ngjashme

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur Botë

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane Botë

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT