Shkarje masive dheu kanë ndodhur në fshatin Tërbuq në Gjirokastër, ku një shkëmb rrezikon disa banesa në këtë zonë.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, kryetari i njësisë administrative si dhe kryeplaku i fshatit.
Banorët janë në panik pasi shkarjet e dheut kanë filluar 100 metra larg banesës së fundit. Raportohet se ka lëvizur bazamenti i shkëmbit, dhe 8 banesa janë të rrezikuara. Banorët kërkojnë të evakuohen.


