• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Qarku Shkodër në zonën e rrezikut. Sinoptikanët: Përmbytje dhe…
Home
Sociale

PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Qarku Shkodër në zonën e rrezikut. Sinoptikanët: Përmbytje dhe…

7 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Sinoptikanët e Meteoalb thonë se moti do të mbetet me kthjellime te shkurtra e vranësira te shpeshta duke sjelle here pas here shira të dobët deri vone ne mbremjen e te merkurës, kur shirat Intensifikohen ne pjesen me te madhe te vendit.

Neser, e enjte, moti vijon me shira të dobët dhe mesatarë deri në orët e paradites ndërsa mesdita dhe në vijim, sjellin kthjellime fillimisht në zonat Perëndimore dhe gradualisht, kthjellimet do shtrihen në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit sot luhaten nga 4°C në mëngjes deri në 20°C maksimumi në mesditë. E enjtja sjell rënie me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike ditore, të cilat do variojnë nga 2 në 19°C.

PARASHIKIMI SIPAS IGJEUM

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të rëna në pjesët malore të basenit.

Sot (e mërkurë, dt.07) dhe në vazhdim përgjatë datave 8 dhe 9 Mars 2018 në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e niveleve për shkak të ardhjes së prurjeve nga pjesët e larta malore në drejtim të pjesës fushore të basenit.

Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin.

Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, do të vazhdojë zgjerimi i hartës së përmbytjeve.

Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen ditën e Enjte, 8 Mars 2018.

Për arsye të rritjes së rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe jo nga reshjet e pritshme. Pjesa tjetër e territorit parashikohet me ulje të rrezikut nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET : Sot pasdite (e mërkurë, dt.07) dhe nesër (e enjte, dt.08) në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, shoqëruar edhe me shtrëngata. Në qarkun e Elbasanit priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Shumica e reshjeve pritet që të bien në mbrëmje dhe gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme.
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 1.000 m mbi nivelin e detit, por kryesisht në veri dhe veri-lindje të vendit.
TEMPERATURAT : Nesër (e enjte, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 14 °C
në vendet e ulëta: 6 / 13 °C
në vendet malore: 2 / 9 °C.
ERA : Sot pasdite (e mërkurë, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë, ndërsa nesër (e enjte, dt.08) era pritet të fryjë e fortë në të gjithë territorin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndryshimi drastik, Mario Balotelli siç nuk e keni parë kurrë! (FOTO)
Previous article Gjigantët italianë kërkojnë të transferojnë ‘yllin’ e Kombëtares shqiptare

F.autor

Postime të ngjashme

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec Aktualitet

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec

AKSIDENT ZINXHIR NË AKSIN RRUGOR FIER-LEVAN/ Përplasen tre automjete Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AKSIN RRUGOR FIER-LEVAN/ Përplasen tre automjete

E RËNDË NË POGRADEC/ Ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti Aktualitet

E RËNDË NË POGRADEC/ Ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT