GRAFENWÖHR (Gjermani) – Paradë e përvitshme ushtarake e ushtrisë amerikane, më e madhja në Europë me më shumë se 3700 pjesëmarrës nga 27 shtete.
BERLIN (Gjermani) – Kreu i diplomacisë turke në vizitë në Berlin me rastin e panairit të turizmit, pas përmirësimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
LONDËR (Britani e Madhe) -Vizitë e princit të kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed ben Salmane.
GJENEVË (Zvicër) – Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein prezanton raportin vjetor para Këshillit për të Drejtat e Njeriut.
LUKSEMBURG – Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk paraqet një projekt të direktivave europiane për marrëdhënien e ardhshme BE-Britani e Madhe pas Brexit.
Ky projekt do të miratohet më pas nga 27 shtetet anëtare./ATA


