• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pesë arsye pse duhet të bëni seks në dimër
Home
Shëndet

Pesë arsye pse duhet të bëni seks në dimër

7 March, 2018 Ina.Autor Shëndet

U thoni lamtumirë sëmundjeve të sezonit: intimiteti ofron shumë përfitime për shëndetin tonë … jo vetëm fizik!
Ftohtë? Borë? Kur temperaturat janë nën zero vetëm ideja për të dalë për blerje na fut të dridhurat dhe na ngrin këmbët. Ne po ju japim disa këshilla të çmuara: duhet t’i japim hapësirë erotikës për të na mbajtur larg nga bronkiti dhe ftohjet, për të ruajtur linjat pasi gjatë seksit humbasim kalori, për të tonifikuar muskujt dhe për të mbajtur të gjallë flakën e pasionit. Atëherë ja disa sugjerime për të pasur një intimetet të përsosur poshtë çarçafëve.

Gjatë sezonit të dimrit, dihet se jemi shumë të angazhuar: punë, shkollë, familje, e kështu me radhë. Dhe të mendosh që fundjava është pikërisht koha për t’ia kushtuar punëve të lëna pezull gjatë javës, të tilla si: pastrime shtëpie, grumbuj rrobash për të hekurosur, blerje rrobash për vete, dhe të dielën mbrëma gjëja e vetme që na mban në këmbë është shpresa që e hëna të vijë sa më shpejt.

Në këtë pikë seksi sigurisht që përfundon në harresë, por duhet të arrijmë konsensus në çift.

Një katastrofë autentike?

Përpos të gjithave duhet të theksojmë se mungesa e dritës ka një ndikim të rëndësishëm në humor, pasi dielli stimulon prodhimin e serotoninës, një anti-depresant natyror dhe se niveli i testosteronit, hormoni i lidhur me dëshirën seksuale, tenton të ulet gjatë dimrit.

Atëherë ja se si ta rindezim pasionin dhe të përfitojmë nga moti i keq për t’ia kushtuar përkëdheljeve që forcojnë marrëdhënien në çift dhe përmirësojnë shëndetin tonë.

Ju mund ta hiqni ‘kapelën tuaj’: I braktisni pizhamet dhe këmishën e natës që duken se na mbrojnë nga i ftohti. Lakuriqësia është një nxitës i madh natyror. Admirimi i trupit tonë është një burim i madh eksitimi si dhe na bën të kujdesemi për linjat pasi vë në pah kilet e tepërta: veshjet e mëndafshit si dhe të brendshmet e femrave do të errësojnë çdo defekt dhe do të ndezin dëshirën. Le të kujtojmë se për meshkujt, sytë janë thelbësorë për të ndezur dhe për të mbajtur eksitimin, kështu që zhveshja do të jetë një domosdoshmëri … dhe të qëndroni ashtu gjithashtu!

Anti-plakje natyral: Gjatë një marrëdhënieje intime lëshohen hormonet që na ndihmojnë të përmirësojmë qarkullimin e gjakut dhe për këtë arsye mbajnë të gjallë indet tona. Duket se çiftet që kanë një jetë intensive seksuale tregojnë më pak se mosha e tyre. Kështu që mos rrini kurrë pa të!

Lamtumirë ftohjes: Nga studimet shkencore të kryera në Universitetin Ëilkes të Pensilvanisë, njerëzit që bëjnë shpesh dashuri, kanë sasi më të madhe të imunoglobulinave A, pra antitrupat që na mbrojnë nga viruset. Pra, për të mos vuajtur nga sëmundjet e sezonit, i thoni po seksit, sa më shpesh dhe me dëshirë. Pra ne jemi për mjetet natyrore.

Lamtumirë kolesterolit: I ftohti sigurisht na e shton oreksin, kështu që në dimër kemi tendencë për të ngrënë më shumë, mos të llogarisim Krishtlindjet, Vitin e Ri ku ushqimet kalorike dhe ëmbëlsirat kurrë nuk mungojnë. Gjatë seksit jo vetëm që humbasim kalori (rreth 200 për çdo raport), por ulim edhe nivelet e kolesterolit të keq. Jo keq, sidomos nëse mendojmë se niveli i ulët i kolesterolit LDL na mbron nga rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare. Zemra urdhëron.

Çfarë tjetër përveç kamomilit: Të gjithë e kemi provuar, pas seksit na vjen gjumë. Arsyeja është thënë: gjatë një marrëdhënieje intime lëshohen substanca të tilla si dopamina, të cilat na ndihmojnë që të çlodhemi dhe të pushojmë më mirë. Gjumi i qetë na bën mirë për humorin, përqendrimin, lëkurën dhe na bën të ndihemi të relaksuar dhe të qetë, si dhe më shumë të apasionuar pas partnerit. Në këtë pikë, nuk ka asgjë më të mirë se sa të shpenzojmë disa orë në krahët e gjysmës tonë për të larguar stresin dhe për ta parë jetën në një perspektivë tjetër: pa diskutim që shëndeti, bukuria dhe lidhjet emocionale na falënderojnë. /Shqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti…
Previous article MOTI I KEQ/ Del lumi Ishëm nga shtrati, përmbyten 50 ha tokë. 20 banesa...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT