• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OLESIA DUKA/ Avokati Llangozi publikon PROVA të reja dhe një kontratë: Si vërtetohet origjina e kësaj shumë parash?
Home
Sociale

OLESIA DUKA/ Avokati Llangozi publikon PROVA të reja dhe një kontratë: Si vërtetohet origjina e kësaj shumë parash?

6 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Avokati i stomatologes, Olesia Duka e cila është nën akuzë për mashtrim, ka publikuar sot disa dokumente të tjera.

Avokati Arben Llangozi, në një deklaratë të tij, ka publikuar dhe një kontratë dhe të gjitha ekstraktet nga QKR,  ku thotë se si ka mundësi që kjo kontratë nuk është përpiluar përpara një nëpunësi.

“Si vërtetohet origjina e kësaj shumë parash? Thuhet se kanë kaluar  cash, në dorë plot 1.141.875 euro  dhe 16.477.500 leke, fakt ky i cili është i pamundur qoftë edhe fizikisht pasi një shumë e tillë nuk mudn të kalohet në dorë”, shkruan ndër të tjera avokati Llangozi.

avokati1

avokati2

avokati 3

Deklarata e plotë

Si është e mundur që ekziston një kontratë huaje, gjithsej 3 fletë, e lidhur midis A.B.I exchange sh.p.k përfaqësuar nga Ilir Doçi dhe Olesia Dukës në të cilën palët deklarojnë se është dhënë një shumë huaje nga A.B.I exchange sh.p.k për Olesia Dukën në vlerën: 1.141.875 euro  dhe 16.477.500 leke.

Kjo kontratë huaje mban vetëm firmat e personave, por nuk është e përpiluar përpara një nënpunësi publik, për cfarë arsyeje?

Si vërtetohet origjina e kësaj shumë parash?

Thuhet se kanë kaluar  cash, në dorë plot 1.141.875 euro  dhe 16.477.500 leke, fakt ky i cili është i pamundur qoftë edhe fizikisht pasi një shumë e tillë nuk mund të kalohet në dorë.

Në sistemin ligjor në Shqipëri “Udhëzimi për procedurat tatimore” e ka të përcaktuar qartë se bizneset do të mund të kryejnë transaksione me para në dorë, vetëm për shuma nën 150 mijë lekë. Çdo transaksion mbi këtë vlerë duhet të kryhet përmes sistemit bankar. Si shpjegohet që një shoqëri ka bërë një kalim të tillë, për një shumë për të cilën thotë që është poseduese e ligjshme e shumës: 1.141.875 euro  dhe 16.477.500 leke.

Është e pakonceptueshme.

Një kontratë e tillë nuk bëhet kurrsesi me 3 fletë formati.

Minimumi një kontratë e tillë kalon testin e parë që është përpilimi i një akti noterial nga një nëpunës publik.

Se dyti një shumë e tillë nuk kalon dorazi, sepse edhe fizikisht është e pamundur.

Inskenime të tilla janë vetëm lojëra që bëhen për të mashtruar edhe për të hedhur hi syve, por duke menduar se këto mund të behen në mashtrim të ligjit paraqiten, si të vërteta.

Shoqëria A.B.I exchange ka të deklaruar bilancet e saj të cilat vërtetojnë fare mirë se kjo shoqëri në asnjë moment nuk e ka deklaruar një hua të tillë, për më tepër që kjo kontratë paraqet të dhëna të rreme edhe të pavërteta.

Cdokush i cili ka akses në internet e ka shumë të lehtë të verifikojë sesa është bilanci i shoqërisë për të parë nëse kjo shoqëri e ka pasur realisht këtë pasuri, e për ta disponuar më pas me anë të një kontrate huaje.

Në ekstraktin historik të shoqërisë ABI exchange sh.p.k mund të verifikohen të gjitha bilancet e depozituara edhe asgjëkundi nuk del shuma 1.141.875 euro  dhe 16.477.500 leke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dështon sistemi VAR, në Itali mund ta heqin në sezonin e ardhshëm
Previous article Athina zyrtare gati për emrin e ri/ Ja si do të pagëzohet Maqedonia

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij Aktualitet

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes Aktualitet

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT