Ajo njihet si kandidatja “pa fytyre”, pasi ne te gjitha takimet nuk e ka zbuluar kurre fytyren e saj, por qe pas ketyre zgjedhjeve, ku rezultoi fituese ne garen nen siglen e 5 Yjeve, Piera Aiello do te duhet te zbulohet.
“Corriere Della Sera” raporton se ajo do te perfaqesojne tashme ne parlamenin italian, Siçiline.
Ne gjithe takimet e fushates ajo nuk e ka nxjerre zbuluar fytyren, madje edhe në fletën e votimit ishte vetëm emri i saj dhe emri i partisë përfaqësuese me siglen e M5S.
Kjo e kishte nje shkak shume te forte. Ajo ishte nuse ne deren e nje mafiozi, nuse e djalit te vrare te nje personi cilesuar padrino ne Itali dhe kunate e bashkepunetorit te drejtesie perfunduar ne vetevrasje.
Ajo ishte dëshmitare e vrasjes së bashkëshortit 27-vjeçar më 24 qershor të vitit 1991, por tregon se u gjet duke deshmuar ne zyren e gjyqtarit Paolo Borsellino, fare rastesisht, kur shkoi me kunatin. “Dy burra qëlluan tim shoq. I njihja. Ishin dy vrasës”- ka thene ajo dhe pas deshmise u fut ne programin e mbrojtjes se deshmitareve.
Ajo ka treguar per historine e saj edhe ne librin “Mafia e mallkuar”, bere ne bashkepunim me gazetarin Umberto Lucentini, “The Guardian” dhe disa TV.
Mediat italiane shkruajne se pas fitores ne zgjedhje, tashme eshte e detyruar te zbulohet.



