• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Salianji tregon për përgjimin e Meçollarit me atasheun rus, ja si përgjigjet Xhaçka
Home
Shqipëri

Salianji tregon për përgjimin e Meçollarit me atasheun rus, ja si përgjigjet Xhaçka

6 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Me pyetje konkrete i eshte drejtuar deputeti i PD-se, Ervin Salianji, ministres se Mbrojtjes, Olta Xhaçka, sot ne seancen degjimore, per anetarin e ekipit negociator per paktin me Greqine, Artur Meçollari, akuzuar nga opozita si spiun.

Salianji, duke iu referuar fjales se Xhackes kerkoi te dije pse perkunder akuzave qe ajo ka thene se ish ministra apo shefa Shtabi kane abuzuar, nuk eshte cuar askush per ndjekje penale dhe ka pyetur konkretisht se nese ka dijeni se “Meçollari ka pasur kontakte të vazhdueshme dhe është në përgjim me atasheun ushtarak rus dhe a është ë lejueshme kjo për një pjesetar ushtarak të shërbimit shqiptar??”.

Debati Salianji-Xhacka 

Salianji: Ne në fakt në kërkesë, kemi kërkuar edhe shefin e shtabit edhe drejtorin e e përgjithshëm të agjensisë të inteligjencës pikërisht për të mos e kthyer në politike.
Apo thene me mire për te theksuar shqetësimin jo vetëm të opozitës por edhe të opinionit publik për një process negociatash i cili është me rëndësi kombëtare.

Më vjen keq që e kthyet ju zonja ministre në plotësisht politik dhe u morrët gjatë gjithë kohës me “fajin e ka Saliu”.
Dua tju them ju dhe opinionit që akuzat që adresuat në drejtim të familjarëve të ish kryeministrit, për këtë çështje, ka pasur vendime gjykatash të fituara nga ata ndaj ish kolgëve tuaj te cilet jane denuar për shpifje, por kjo është çështje thjesht për tu kaluar sepse duket që ka një hall te madh nga ana juaj qe e drejtoni ketu ceshtjen.
Thatë gjatë fjalës tuaj që ka pasur një problematikë apo akoma më shumë një korrupsion të cilën zotëria i nderuar apo zotërinj të tjerë pasardhës në ministrinë tuaj kane pasur dijeni.
Kjo alibia për Kepin e Palit apo për plane të tjera qe lidhen me privatizime në dëm të interesit kombëtare dhe prona të ushtrisë qe ju thoni kanë abuzuar ish ministra, ish drejtuesve apo të ish Shefit të Shtabit, njeri prej te cileve është sot këtu ngjitur me mua, Gjunkshi që keni zero proçedime por vetem fjale.

Deri më sot ne nuk dimë të ketë pasur ndonje kallëzim penal nga ana juaj, keni 5 vjet që e drejtoni këtë qeveri dhe tentoni te mbaheni vetem me propogandë boshe.

Pas ketyre deklaratave, a mendoni se jeni në shpërdorim detyre ju dhe paraardhësja juaj që pavarësisht se dini fakte kaq të rënda ne dem te interesit publik ju nuk keni bërë asnjë kallëzim penal dhe nuk keni çuar në prokurori për këto shkelje që i thoni në public si të vërteta?

Së dyti thatë gjatë fjalës suaj që ka pasur përgjim, e pranuat që ka pasur përgjim dhe uatorizim nga prokuroria për tu vendosur në përgjim shtetasi Artur Meçollari.
A keni dijeni se për çfarë është vendosur në përgjim dhe a mund ta kërkohet edhe nga përfaqësusesi i agjensisë së inteligjencës për çfarë është vendosur në përgjim një person I cili sipas jush nuk ka pasur asnjë porblematikë?

Së treti nga autorizimi që ka dhënë prokuroria për përgjim dhe në dosjen që ndodhet tek shërbimi i ushtrisë, keni informacion që zotëria në fjalë ka pasur kontakte të vazhdueshme dhe është në përgjim me atasheun ushtarak rus dhe a është ë lejueshme kjo për një pjesetar ushtarak të shërbimit shqiptar??
Nëse po ose nëse jo ne do vijme edhe në zyrat e asgjensisë se inteligjences per të parë dosjen e plotë të këtij zotërisë.

Thatë që e gjitha kjo bëhet për të baltosur procesin nepermjet ketoj personi sepse procesi është shumë i rëndësishëm; dhe ne jemi plotësisht dakrod që ky proces është më i rëndësishmi. Mund të ndodhë njëherë në jetë apo shumë rrallë që të negociosh apo të jesh pjese e negociatave për ndarjen e kufirit të një shteti për më tepër me problematika siç jemi ne. Kur edhe ju e keni këtë shqetësim kaq të madh pse e mbani me insistim zotin Meçollari si e pjesë e negociatorëve, kur fare mirë siç edhe vetë e thatë ka ekspertë të tjerë për tu propozuar nga ju, nga Ministria juaj për të qenë pjesë e negociatorëve.
Nese nuk ka ndonjë interes fiananciar apo politik për të ndarë me ata partnere të cilët i keni bërë negociatat para se ti kerkonit presidentit plotfuqshmërinë atëhere dukshem këtu del nje problem. Nuk eshte problemi me i madh as i juaji se na u dëmtoka nje person ndersa po vihen ne peshore interesa kombëtare. Ky person mund të reabilitohet, mund ta kërkojë të drejtën edhe nëpër gjykata siç e ka kërkuar pavarësisht se ju i keni dhënë një dorë pa e çuar në apel por nuk mundet që të përfshihet në një process kaq të rendësishëm kombëtar.
Thënë këto në gjykimin tuaj edhe personal edhe si ministre kur ka akuza kaq të rënda në publik pavarësisht se ju i mbuloni me termat “janë akuza politike janë akuza jopolitike” etj etj, a ka integritetin e duhur ky person apo besueshmërinë para publikut shqiptar për të qenë pjesë e negociatave? Për çfarë duhet të insistoni ju të mbroni dhe të ktheheni në avokate personale e një punonjësi të Ministrisë se Mbrojtjes kur ky person fare lehtësisht mund të zëvendësohet më një person tjetër dhe ai të jetë gjatë gjithë kohës një nga njerëzit më të nderuar dhe madje po doni ju ta rrisni ta bëni dhe shef të shtabit po për cfarë duhet të jetë në këtë process në të cilin ka dalë dhe në foto me Ministrin e Jashtëm grek.

Zoti Meçollari ka qënë një nga mbrojtësit më të mëdhenj në publik të interest kombëtar duke folur për të gjithë efektet që ka pasur marrëveshje e 2009. Dakord, po ministrja e jashme greke, ministtri I jashtëm grek, qeveria greke, mendoni se janë kaq të paaftë sa të dalin dhe të thonë që ne me marrëveshjen e re kemi fituar 12 milje detare, dhe kemi fituar zonën ekonomike eksluzive, zonë ku është siç flitet, një nga zonat më të mëdha naftëmbajtëse në gjithë pellgun.
A keni ju dijeni, se këtu nuk transparencë, pavarësisht se ka negociata, se ne kemi humbur 12 milje. Ministri I jashtëm grek në një deklaratë publike ka thënë se “ne kemi fituar 12 milje plus zonat ekonomike ekskluzive”. Mendoni se ata i kanë ekspertët më të paaftë se sa “heroi” i kombit tonë Muçollari, që nuk e rrëzokemi dot për asnjë arsye?
Xhaçka:
Zoti Salianji, e para vendimin e gjykatë së shkallës së parë e ka apeluar Ministria e Mbrotjes në kohën kur ministër ishte Mimi Kodheli. Nuk e e ka apeluar Ministria e Mbrojtjes në kohën kur ministër ishte Arben Imami. Gjykatës nuk I është dhënë asnjë herë, asnjë provë për Artur Meçollarin se prova nuk ka., nuk ekzistojnë. Do të vini në Agjencinë e Inteligjencës, do të vini tek AEISM-ja, do të njiheni me relacionin qesharak. Por indicjet nuk janë prova sepse ka një cikël inteligjenca zoti Salianji.
Inteligjenca nuk do të thotë dacibao politike dhe thashetheme në formën e letrave anome që vijnë në insiticionin e Inteligjencës. Por do të thotë një cikël i mirëfillte inteligjence ku grumbullohet informacion, përpunohet informacion, analizohet informacion dhe pastaj pasi është vlerësuar në disa burime vërtetësia e këtij informacioni shkon tek konsumatori, në rastin e AEISM-së Ministri i Mbrojtjes, në rastin e Meçollarit ai nuk ka asnjë gjë të tillë. Nëse ju mendoni se letrat anonime dhe dacibaot politikë përbëjnë informacion për të cilësuar dikë agjent apo spiun, të jeni të sigurt që të gjithë këtu jemi agjentë dhe spiunë. Të gjithë jemi agjentë dhe spiunë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Italia zgjedh deputeten ‘pa fytyrë’, kush është nusja e familjes mafioze që rrinte e fshehur
Previous article Pësoi gol duke pirë ujë, shishja e portierit shitet për 2000 euro

Redaktor2

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT