• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbardhet formula/ Politekniku, ja si do të llogariten pikët për studentët e rinj
Home
Sociale

Zbardhet formula/ Politekniku, ja si do të llogariten pikët për studentët e rinj

6 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Zbardhet formula e përllogaritjes së pikëve për maturantët, që do të garojnë këtë vit për të fituar një nga 23 degët e inxhinierisë. Autoritetet drejtuese të Universitetit Politeknik të Tiranës bëjnë me dije se iu qëndrojnë besnikë të njëjtave kritere nga viti i kaluar, mbi bazën e të cilëve do të bëhet pranimi i studentëve të rinj për vitin akademik 2018- 2019.

Mesatarja e gjimnazit bashkë me ato të tri gruplëndëve formuese: Matematikë, Fizikë dhe Kimi do të jenë dy treguesit kryesorë, mbi bazën e të cilëve do të rekrutohen më të mirët te Politekniku. Ky universitet, bashkë me atë të Mjekësisë është ndër të paktët me një formulë të qëndrueshme në vitet e aplikimit, sipas ligjit të ri të arsimit të lartë, duke bërë më të lehtë orientimin e të rinjve drejt profileve që dëshirojnë.

Brenda pak kohësh, pritet që qeveria të shpallë me një vendim të posaçëm notën mesatare minimale për aplikim që në tri vite ka qenë 6, e që me gjasë kaq do të jetë edhe këtë vit akademik.

KRITERET

Rëndësia e provimeve me zgjedhje për ata që do të garojnë te Politekniku është zero. Në formulën e përllogaritjes së pikëve (përshkruar në tabelën përbri) ata, që kanë ndritur përgjatë gjithë viteve të maturës duke gëzuar një mesatare të lartë, e veçanërisht në tri lëndë që kanë lidhje me profilet e universitetit, do të jenë favoritë për të fituar një nga degët Universitetit Politeknik.

Dy komponentët e lartpërmendur nuk do të kenë vlerë të njëjtë. Peshën më të madhe të pikëve e kanë tri vitet e gjimnazit, më konkretisht 70%. Ndërsa pjesa tjetër ndahet midis tri lëndëve: Matematikë, Fizikë e Kimi ku secila ka një rol të diferencuar, (sipas koeficienteve të përcaktuar në formulën përkatëse). Rezultati i vlerësimit nga formula e përshkruar më lart, e pasqyruar dhe në tabelën që shoqëron shkrimin, do të ponderohet me koeficientin e shkollës së mesme, i cili është i ndryshëm për çdo program studimi.

Thënë në mënyrë të përmbledhur, 23 profilet e studimit në Universitetin Politeknik të Tiranës, në kriteret e pranimeve të reja iu japin përparësi nxënësve me mesatare të lartë në tri vitet e gjimnazit dhe në tri lëndët kryesore për formimin e një profesionisti

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sfida për Qeverinë/ Si ndahen vendet në Dhomën e Deputetëve dhe Senat në Itali
Previous article Manchester United i gatshëm të bëjë ofertë për mbrojtësin 60 milionësh të Real Madridit

Redaktor2

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT