• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Parlamenti Europian informohet për vrasjen e gazetarit sllovak
Home
Nderkombetare

Parlamenti Europian informohet për vrasjen e gazetarit sllovak

5 March, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Vrasja e gazetarit sllovak, Jan Kuciak ka shkaktuar valë zemërimi në të gjithë Europën. Tani po bëhet aktiv edhe Parlamenti Europian. Një delegacion i tij shkon këtë javë në Sllovaki për të mbledhur informacione.

Pas vrasjes së gazetarit sllovak, Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij, Martina Kusnirova, kreu i qeverisë sllovake po gjendet gjithnjë e më shumë nën presion. Vrasja e gazetarit ka shqetësuar institucionet europiane për gjendjen e lirisë së shtypit në një vend anëtar të BE. Tetë parlamentarë të Parlamentit Europian udhëtojnë nga e mërkura deri të premten në Sllovaki për të mbledhur të dhëna dhe informacione mbi vrasjen e gazetarit, shkruan gazeta gjermane „Welt am Sonntag” duke u bazuar në qarqe të BE. Kreu i PE, Antonio Tajani kishte bërë më parë publike marrjen e një vendimi për të dërguar një ekip hetues në vend.

Eurodeputeti gjerman, Sven Giegold

Giegold: BE nuk duhet të qëndrojë duarkryq

Anëtar i delegacionit të BE është edhe eurodeputeti gjerman i Të Gjelbërve, Sven Giegold. Për „Welt am Sonntag” ai u shpreh se Parlamenti Europian nuk duhet të „shohë duarkryq rrënimin e shtetit ligjor dhe lirisë së shtypit” në vendet anëtare të tij. Aktualisht presione po i vijnë qeverisë së kryeministrit sllovak, Robert Fico edhe nga partneri i koalicionit, Most Hid. Më 12 mars kjo parti do të zhvillojë konsultime për dhënien fund të bashkëpunimit me partinë e kryeministrit Robert Fico. Most Hid kishte kërkuar largimin e Ministrit të Brendshëm pas vrasjes së gazetarit, Jan Kuciak. Fico ndërkohë po akuzon opozitën, se po e përdor vrasjen e Kuciak si „armë politike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sot luhen dy ndeshjet e mbetura në Superligë
Previous article Zbulohet mesazhi para vdekjes, Astori i shkroi portierit të Fiorentinës: Nuk kam nevojë... do vij...

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT