• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fruthi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve javën e fundit. Vendi ende me epidemi gripi
Home
Sociale

Fruthi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve javën e fundit. Vendi ende me epidemi gripi

4 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Numri i të prekurve nga fruthi në të gjithë vendin ka mbërritur në 200 persona, të konfirmuar zyrtarisht nga Institutit i Shëndetit Publik. Ekspertët e ISHP thonë se ka një trend në rënie të përhapjes së virusit, parë kjo për sa i përket numrit të të prekurve gjatë javës së fundit.

Ne shërbimin e Pediatrisë në QSUT po trajtohen vetëm raste me komplikacione të rënda nga fruthi, pasi sipas një udhëzimi më të fundit nga autoritete shëndetësore, rastet që konstatohen në spitalet e rretheve nëse nuk kanë komplikacione të rënda, trajtohen me mjekim në kushtet e shtëpisë, duke i këshilluar edhe për vaksinimin e familjareve dhe parandalimin për të frenuar përhapjen në familje.

Nga ana tjetër, ka një ndërgjegjësim të popullatës për të ribërë vaksinën kryesisht ata që i përkasin të lindurve në fashën e viteve ‘80-‘90.

Ndonëse Instituti i Shëndetit Publik vazhdon t’u kërkojë popullatës të mos hezitojnë të bëjnë vaksinën ndaj fruthit edhe nëse nuk kanë informacion se sa doza të saj kanë bërë, pasi nuk shkakton efekte anësore.

Ndërsa për sa i përket epidemisë së gripit, të dhënat më të fundit tregojnë një rënie të ndjeshme.

Nga 25 mijë që ishte numri i të prekurve në Institutin e Shëndetit Publik në një javë, javën e fundit janë raportuar rreth 21 mijë 200 raste, shifër kjo që tregon se ende jemi në epidemi gripi.

Në vend qarkullojnë tre viruse të gripit krahas virozave të ndryshme. Ekspertët vlerësojnë se përmasat e epidemisë këtë vit ishin më të mëdha se një vit më parë, por jo për sa i përket agresivitetit ku një vit më parë humbën jetën 16 persona. Ndërsa këtë vit vetëm një rast është konfirmuar të ketë humbur jetën për shkak të komplikacioneve të gripit./tch/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ 2-3 Marsi i zi i ‘97! Rizgjedhja e Berishës, djegia e “Koha Jonë”, gjendja e jashtëzakonshme
Previous article Skema për fermerët/ Niko Peleshi: Nxitoni të aplikoni, keni 1 muaj afat

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT