Nga kushtet atmosferike duket sikur dimri po ja le vendin dalë-nga-dalë pranverës. Së fundmi pas temperaturave të ulëta dhe reshjet e dëborës, vendi është përfshirë nga shirat.
Sinoptikanët thonë se gjatë ditës së sotme vranësira dhe shira të dobët dominojnë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa më të konsiderueshëm shirat paraqiten në zonat Qendrore.
Pasditja, por kryesisht mbrëmja parashikohet të përmirësojë kushtet e motit, duke sjellë edhe kthjellime të shpeshta në territor.
Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur ekstremumet termike nga 0 në 16°C.
Ndërkohë, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.


