• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Qytetari dhunoi në zyrë prokurorin, gjykata e lë në burg. Ja momentet kur “u nxeh” situata
Home
Aktualitet
Drejtësi

Qytetari dhunoi në zyrë prokurorin, gjykata e lë në burg. Ja momentet kur “u nxeh” situata

4 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Qytetari dhunon në ambientet e organit të Akuzës së Vlorës prokurorin Klodian Llaha, arrestohet. Sipas Policisë, shtetasi Viktor Sherifaj, rreth 50 vjeç është vënë në pranga pas denoncimit të bërë nga prokurori, ndërsa akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më datë 28 shkurt në ambientet e brendshme të Prokurorisë. Sipas burimeve, shkak është bërë një çështje pronësie, e cila ishte denoncuar nga Sherifaj dhe po hetohej nga prokurori Llaha.

Sipas të dhënave nga Policia, rezulton se Sherifaj ka hyrë në ambientet e Prokurorisë, duke gënjyer rojën se kishte një dokument në dorë për të dorëzuar. Me fletët që kishte në dorë dhe nën shoqërinë e rojës së institucionit është drejtuar drejt zyrës së prokurorit.

Aty është ndeshur me prokurorin Llaha.

Mësohet se Sherifaj ka kërkuar të diskutojë me të për çështjen në fjalë, por Llaha nuk ka pranuar, duke i kërkuar të dalë jashtë ambienteve të Prokurorisë dhe zyrës së tij. Pikërisht në këto çaste, pasi situata është nxehur edhe nga debatet mes tyre, Sherifaj ka goditur me kokë prokurorin Llaha, duke i shkaktuar dëmtime në hundë.

Në vend ka ndërhyrë roja, por edhe persona të tjerë, ndërsa më pas është lajmëruar Policia. Blutë kanë ndërhyrë duke arrestuar qytetarin, ndërsa prokurori mësohet se ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të qytetit të Vlorës.

Mësohet se ai punon prej rreth një viti në Vlorë, kryesisht me çështje civile. Pasi ka marrë ndihmë në spital, ai është paraqitur sërish në punë.

GJYKATA E FIERIT E LË NË BURG

Qytetari, që goditi për shkak të detyrës prokurorin e Vlorës, është paraqitur për masën e sigurisë. Sipas të dhënave, ka qenë Gjykata e Fierit e cila ka vendosur masën e “arrestit me burg” për shtetasin Viktor Sherifaj. Çështja i ka kaluar për kompetencë Fierit, pasi siç parashikohet në raste të tilla, nuk mund të vendosë Gjykata për prokurorin e të njëjtit rreth

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tadiç: BE përkrah autokratin Vuçiç sepse u ka premtuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Previous article Fqinja tregon minutat e tmerrit: Aguri thirri për ndihmë “janë futur hajdutët te Gëzimi, hajdeni çuna”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT