• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fqinja tregon minutat e tmerrit: Aguri thirri për ndihmë “janë futur hajdutët te Gëzimi, hajdeni çuna”
Home
Breaking News

Fqinja tregon minutat e tmerrit: Aguri thirri për ndihmë “janë futur hajdutët te Gëzimi, hajdeni çuna”

4 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hëna Arapi, fqinje e 54-vjeçarit Agur Vrenozi, ka qenë dëshmitare e ngjarjes së rëndë. Gruaja tregon se ka parë tmerr me sy, teksa autorët hapën zjarr dhe lanë të plagosur Agurin. Askush nuk mund t’i dinte përmasat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndaj qytetarët më së shumti nxituan të largoheshin pa guxuar të ndërhynin.

Ju e njihnit mirë familjen dhe vetë Agurin. Ishit e pranishme kur ndodhi ngjarja?

Po, isha këtu. Ata janë futur në dyqan, por ne vetë nuk e pamë. Aguri erdhi këtu përpara dhe tha se ishin futur hajdutët në dyqanin e Gëzimit po ‘hajdeni çuna ta ndihmojmë’. Kështu bërtiti dhe kërkoi të angazhoheshin edhe njerëz të tjerë për ta ndihmuar Gëzimin me të shoqen. Ai kujtoi se i kishin armë lodra. Nuk mendoi se i kishin armë të vërteta, por sido që ishte, u bë gati të futej në grykën e zjarrit.

Çfarë ndodhi më tej?

Po ishte i përfshirë emocionalisht. Donte që ta shpëtonte kambistin. Mori karrigen dhe shkoi në dyqan ku u përplas me ta, duke e goditur njërin me karrige në kokë. Pas kësaj u bë rrëmujë dhe të dy grabitësit dolën nga dyqani. Në dalje ata qëlluan në drejtim të Agurit dhe ky ra në tokë pa lëvizur. Ne bërtitëm e kërkuam ndihmë. Ishin shumë njerëz aty që kërkonin ndihmë, por sa erdhi policia e ambulanca, Aguri humbi shumë gjak. Nuk reagonte fare.

Si e konsideroni këtë veprim të Agurit, ku në fakt mjaft qytetarë të tjerë nxituan të largoheshin?

Ai për mua është hero. Por nuk shtohet më këtu në këtë vend me këto lloje krimesh. Të të marrë jetën tjetri, jetën që ta ka dhënë Zoti, nuk ka krim më të madh se kaq. Është tragjike. Të jetë dikush në shtëpinë e vet e t’i shkojnë tjetrit t’i marrin mundin e djersën e tij apo edhe në rastin e djeshëm’ që ta vrasin tjetrin se mbron mallin e djersën e tij apo të mikut të tij. Vetëm këtu te ne ndodh kjo. Këtu s’ka vend për të qëndruar. Jemi të shokuar nga kjo. Kjo gjë është e tmerrshme. Jemi të terrorizuar. Aguri ishte njeri i jashtëzakonshëm me të gjithë kuptimin e fjalës. Punonte, ishte intelektual, ai e mbante familjen. Më këpusin shpirtin fëmijët e tij se si qajnë. Djali i vogël vetëm 10 vjeç, derisa erdhi lajmi që vdiq i ati, shpresonte shumë. Çfarë faji kishte Aguri, çfarë faji kanë fëmijët e tij. Gruaja e tij humbi bashkëshortin, fëmijët babanë. Ata mbetën tani pa përkrahje se vetëm atë kishin. Nuk kemi fjalë për këtë ngjarje të rëndë. Një vajzë e ka në shkollë të lartë, dy të tjerë në gjimnaz këtu e tjetrin të vogël fare. Ata të tre, shteti t’i dënojë maksimalisht.

DESHMITARI

Nesat Ramushaj ishte një ndër dëshmitarët e ngjarjes së ndodhur dje në Fier. Ditën e ngjarjes ai u shpreh se ndonëse pronari i dyqanit thërriste për ndihmë, askush nuk u afrua ta ndihmonte përveç Agurit.

“Aguri, që është edhe pronari i kësaj godinës që i ka dhënë me qira dyqanin Gëzimit të valutës. Ai kalonte rastësisht këtej dhe kur e pa situatën, mori një karrige dhe e qëllon në kokë njërin nga ata. Unë isha pas Agurit dhe rashë menjëherë në tokë. Ashtu u ula se pata frikë se mos më kapte mua plumbi. Unë nisa të bërtas fort, “çohuni o popull se na vranë”, por askush nuk doli. U futën të gjithë nëpër dyqane. Ikën me vrap njerëzit nga frika. Ishte gjendje terrori. Ata kishin armë nëpër duar e i mbanin hapur”, u shpreh ai.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qytetari dhunoi në zyrë prokurorin, gjykata e lë në burg. Ja momentet kur “u nxeh” situata
Previous article Dasma që ka “pushtuar” internetin, çifti sfidojnë dimrin e acartë (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT