Gazeta “InSight Crime” me zyra qendrore në Washington dhe Medelina, e cila analizon dhe investigon krimin e organizuar i ka kushtuar një artikull shpjegues kapjes së 613 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit.
InSight Crime shkruan që kapja e pashembullt e më shumë se gjysmë ton kokainë në një port shqiptar tregon se grupet kolumbiane të krimit kërkojnë të investojnë para në prodhimin dhe lulëzimin e rrugëve të trafikimit në tregun fitimprurës evropian.
Në artikullin e gazetës dedikuar krimit të organizuar shkruhet:
- Autoritetet shqiptare konfiskuan 613 kg kokainë më 1 mars që kishte hyrë në vend me një anije mallrash që transportonte banane nga Kolumbia, sipas një njoftimi për shtyp të ushtrisë kolumbiane, e cila mori pjesë në operacion.
Shefi i Policisë Shqiptare Ardi Veliu tha se sekuestrimi i kokainës ishte më i madhi në historinë e Shqipërisë. Anija e mallrave kaloi nëpër portet në Maltë dhe Itali përpara se të arrinte në Durrës, Shqipëri më 19 shkurt. - Pas një alarmimi nga ushtria kolumbiane, policia shqiptare gjurmoi lëvizjen e enës së transportit në një depo që i përket “Arbri Garden”. Autoritete kanë arrestuar dy punonjës të kompanisë, duke përfshirë edhe shoferin që transportonte enën, por urdhër-arrest është lëshuar edhe për pronarin e kompanisë.”
Sipas ushtrisë kolumbiane, grupi i kriminal cili ka lidhje të forta në disa porte europiane quhet Urabeños.
Autoritetet vlerësojnë se kokaina e konfiskuar kishte një vlerë tregu prej rreth 220 milionë dollarësh dhe ka të ngjarë të ishte destinuar për shitje në vendet e Evropës Perëndimore.
Analiza e InSight Crime
Konfiskimi i fundit i dërgesës më të madhe të kokainës të kapur në atë vend (Shqipëri) tregon se grupet e krimit kolumbian po përpiqen të zgjerojnë shtrirjen e tyre në tregjet fitimprurëse evropiane duke diversifikuar pikat e hyrjes.
Me prodhimin e kokainës që lulëzon në Kolumbi, vendet evropiane po bëhen tregje gjithnjë e më tërheqëse për grupet e krimit kolumbian që kërkojnë të “shkarkojnë” drogën.
Mbulimi i Krimit të Organizuar Europian sipas InSight Crime
Shqipëria tashmë ka një histori të gjatë të prodhimit dhe trafikimit të marijuanës dhe tani statusi i saj si një rrugë tranzite për kokainën kolumbiane të destinuar për tregjet evropiane duket të jetë në rritje. Grupet kolumbiane të krimit ka të ngjarë të tërhiqen nga vendndodhja strategjike e Shqipërisë midis tregjeve fitimprurës në Evropën Lindore dhe Perëndimore, si dhe lidhjet ekzistuese midis mafies shqiptare dhe grupit italian “Ndrangheta”.
Rrjeti tanimë i shpërndarë e shpërbën kokainën kolumbiane në ngarkesa furnizimesh të vogla si për shembull duke e futur në thasë çimentoje dhe më pas kimistët kolumbianë do e nxjerrin për shpërndarje atë në kontinentin europian.
Grupet kolumbiane të krimit që trafikojnë drejtpërdrejt në Shqipëri pritet të shmangin përgjimin duke shmangur rrugët e zakonshme evropiane nëpër vende si Spanja, ku autoritetet po godasin unazat “lider” të drogës.
Shqipëria me apo pa dëshirë është nën presion nga ndërkombëtarët për intensifikimin e luftës kundër krimi të organizuar si pjesë e përpjekjes për t’u bërë pjesë e BE-së.
Konfiskimi masiv i kokainës disa ditë më parë ka tronditur jo vetëm rrjetin e kriminal të organizuar dhe të shpërndarë nga Kolumbia-Italia dhe Shqipëria, por edhe korridoret e politikës shqiptare.
A është e përfshirë politika dhe struktura tjera shtetërore në bandat kriminale të shpërndarjes së drogës?!




