E pesojne keq tre shqiptare ne Torino, pas u deklaruan nga gjykata fajtore per vjedhjen, rrembimin dhe marredhenie sekuale orale me force me nje vajze rumune 25 vjecare, e cila rrezikoi te mbytej.
Mediat italiane raportojne se tre shqiptaret pas nje procesi qe nisur qe pas denoncimit nga ana e vajzes jane denuar me burg.
Vendimi eshte dhene dje nga ana e gjykates, pas te ciles tre shqiptaret, emrat e te cileve nuk behen te ditur, do te vuajne disa vite burg.
Nje nga shqitaret, (i mbrojtur nga avokati Carlo Alberto La Neve) i cili me forcë e mori zvarre vajzen 25 vjecare nga banesa dhe e detyroi ne nje raport seksual oral me dhune u denua me 4 vite e katër muaj burgim.
Bashkëpunëtori i tij (i mbrojtur nga avokati Basilio Foti), i cili kishte hyrë në shtëpi me të, dhe gjithashtu anëtari i tretë i grupit (i mbrojtur nga avokati Rosaria Tranzatto), i cili kishte mbetur jashtë për të vepruar si roje (e qe njihte viktimen) u dënuan me tre vjet e katër muaj. Viktima u përfaqësua në sallën e gjyqit nga avokati Giovanni Giaretti.
Gjate dhunimit vajzes i moren edhe disa euro qe kishte me vete.


