Akademiku Artan Fuga teksa kujton se tashme iken dallendyshet dhe erdhen cimkat, numeron me radhe nje liste te gjate me shqetesimet reale urbane ne Tirane, duke nisur me rruget e parkingun, per te perfunduar te kamerat ne hyrje, qe i cileson “Si një penis i varur në tavan”, qe sikunder thekson ai “Më dhunon madje përdhunon sa herë dal nga dera e apartamentit tim”.
Postimi i Artan Fugës
Ikën dallandyshet erdhën çimkat
———————————
Dallandyshe nuk ka më rrëzë ballkoneve tona.
Në hollet e banesave, mjedise krejt private, janë vendosur këto.
Kam shqetësime urbane në Tiranë:
parkingu më merret arbitrarisht, duhet të luftoj ta rikthej,
rruga më zihet me beton e dhera, duhet të luftoj ta rihap,
ndërtesa që rrënohen më rrezikojnë jetën, duhet të luftoj ta mbroj atë,
rruga shtrohet keq dhe pellgjet e ujit më fusin ujë të qelbur në këpucët e shqyera, duhet të vendos gurë që të kërcej mbi ta si pehlivan,
shkallët e jashtme të pallatit kanë pllakat e thyera ku thyhen kokën,
të vjetrit e pallatit dalin nga shkallët e jashtme nuk kanë një parmak ku të mbahen, më duhet t’u bëhem shkop që të mos thyejnë qafën,
duhet të kujdesem për pompën e ujit dhe të ngre ujin e pishëm në krahë,
Hajde merru me filozofi të kam rixha!
Dhe tani Big Brother-i.
Si një penis i varur në tavan.
Nuk gënjej unë për asgjë, i kam të gjitha me foto dhe video.
Më dhunon madje përdhunon sa herë dal nga dera e apartamentit tim.
Nesër do ta trajtoj, kuptohet nëse ka interes.
Do të mas numrin e like-ve 🙂


