Varri gjendet në veri të zonës së Tuna-al Gabal-it, një vend i gjerë arkeologjik në buzë të shkretëtirës perëndimore. Ministria e Antikiteteve njoftoi për një zbulim të një nekropoli antik afër Minya-s, një qytet në luginën e Nilit në jug të Kajros.
Ministri i antikiteteve tha se në nekropol gjenden të varrosur anëtarë të ndryshëm të familjeve të ndryshme. Besohet se i korrespondon epokës së fundit faraonike (664-332 a.c) dhe fillimi i erës ptolemike (310-30 a.c).
Sipas një komunikate varreza përfshin një sërë gropash ku varroseshin të vdekurit pa u emërtuar për të mashtruar vjedhësit. Ekspertët kanë identifikuar në një nga varret një prift të sërës së lartë të quajtur Hersa-Essei dhe në brendësi të tij gjenden 13 statuja ushabti, artefakte të vogla që shoqëronin të ndjerin dhe t’i shërbenin si nënshtetas në botën e përtejme.






