• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Në qershor u arrestua pas grabitjes, sot terrorizoi Fierin. Kush është 37-vjeçari nga Vlora
Home
Aktualitet
Kronikë

Në qershor u arrestua pas grabitjes, sot terrorizoi Fierin. Kush është 37-vjeçari nga Vlora

2 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Zini Fyraj, 37 vjeç nga Vlorë është një prej autorëve të grabitjes së ndodhur sot në qytetin e Fierit, ku shënjestër ishte një pikë këmbimi valutor. Pronari i Exchange dhe një tjetër mbetën të plagosur.

Pas grabitjes së parave, Fyraj nga Sevasteri i Vlorës bashkë me dy persona të tjerë Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier u përpoqën t’i ikin policisë duke u fshehur në fshatin Baltëz. Megjithatë policia arriti t’i kapte pas një operacioni që zgjati rreth 90 minuta.

Por Zini Fyraj nuk është një emër i panjohur për policinë. 37-vjeçari ishte ‘protagonist’ i një tjetër grabitjeje një vit më parë në qytetin e Vlorës kur 4 persona nën kërcënimin e armës grabitën 29-vjeçarin me iniciale A.B., duke i marrë një sasi parash prej 4 mijë eurosh. Fyraj u arrestua me akuzën për “Përkrahje të autorit të krimit” duke i shpëtuar shumë shpejt burgut.

Njoftimi i policisë në qershor 2017
Vlorë, policia dokumenton ngjarjen e vjedhjes me armë të ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës!
Arrestohen 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të informacionit të datës 30.06.2017, ku bëhet fjalë për vjedhjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit disa persona i kanë vjedhur 29-vjeçarit A.B., një sasi parash prej 4000 eurosh, policia bën me dije se:

Nga veprimet hetimore intensive, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët janë implikuar duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, si më poshtë:

1- Vilson Bylaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë (neni 140/25 dhe 278).

2- Zini Fyraj, 36 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” (neni 302), pasi në banesën e tij është kapur shtetasi Vilson Bylaj.

3- Avdulla Bregu, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kallëzimi i rremë” (neni 283 dhe 305), pasi dyshohet se u ka shitur lëndë narkotike dy shtetasve të mësipërm.

4-  E.A., 32 vjeç, banues në Vlorë, shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë.

Gjithashtu, në kohën e ndodhjes së ngjarjes më datë 30.06.2017 është arrestuar në flagrancë shtetasi Marjo Bregu.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sekuestrohen 65 kg hashash në Skrapar, prangosen dy persona/ EMRAT
Previous article Nga tentativat tek vrasjet makabre të vjehrrave nga nuset/ Fenomeni i dhunës në familjen e bashkëshortit

Redaktor2

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT