Nuk kanë të sosur ndodhitë në shoqërinë shqiptare. Nga vrasjet më macabre dhe të pa imagjinueshme deri tek bashkëpuntorët që zgjedhim për të eleminuar familjarët. Nuk janë të pakta rastet e femrave të cilat vetëm apo në bashkëpunim kanë vrarë bashkëshorin apo në raste të tjera edhe vjehrrën.
Po të dëgjosh arsyet e vrasjeve janë absurde dhe qesharake. Kështu ke mundësisnë të kuptosh sat ë varfër janë shpirtërisht dhe mendërisht këto të gjora.
Të emocionuara pas “dashuriçkave” momentale disa femra zgjedhin fundin fatal ku përveçse marrin një jetë padrejtësisht, përfundojnë pas hekurave të qelive.
Hysnie Hoxhallari: Vret burrin se nuk kishte mundësi të takonte dashnorin
Djegia e banesës në Vlorë, ku humbën jetën nënë e bir, Selkie dhe Olsi Hoxhallarit më 28 janar 2018 ka si autore Hysnie Hoxhallarin, gruan e viktimës. Të dy u masakruan dhe u dogjën në banesën e Selkies. Por pasi nusja dëshmoi se atë mbrëmje ajo i gjeti ata të djegur në shtëpi dhe në intervista kërkonte drejtësi, vetëm një muaj më pas policia zbuloi se ishte pikërisht 32-vjeçarja dhe i dashuri i saj 26-vjeçar autorë të krimit makabër.
Për shkak se bashkëshorti i Hysnies dhe babai i djalit të saj 3-vjeçar ishte kthyer prej disa kohësh nga Greqia, dyshja nuk kishte mundur më të takohej dhe kjo e shtyu Hysnien dhe Kasëm Pirjasin drejt vrasjes së dyfishtë. Pas arrestimit të dyshes, bashkëshortja e Kasëmit dhe nëna e dy vajzave të tij, njëra prej të cilave invalide, rrëfeu se ajo dhe Hysnie Hoxhallari janë kushërira të dyta.
Xhemile Skuka vret dhe varros vjehrrën në kasollen e bagëtive
Xhemile Skuka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Në shkurt të vitit 2013 në Hotesh të Dibrës, Ajo tentoi të vriste vjehrrën e saj Naime Skuka duke i hedhur vajin e nxehtë në vesh teksa flinte, por nuk e ka arritur një gjë të tillë pasi të moshuarës i ka dalë gjumi. Ndaj, 30-vjeçarja e masakroi vjehrrën e saj me mjete të forta dhe me ndihmën e kunatës, 25-vjeçares Hike Skuka, dhe e varrosi në kasollen e bagëtive. Skena është parë nga një bashkëfshatar i tyre dhe tre ditë pas krimit, Xhemile Skuka u arrestua nga policia dhe rrëfeu se vjehrrën e kishte vrarë pasi ajo e keqtrajtonte, e ofendonte dhe nuk i jepte paratë që bashkëshorti i dërgonte nga emigracioni.
Sanije Tuga: Vret vjehrrën dhe bashkëshortin, motivet…
Sanije Tuga në maj të 2010-ës, policia e Kurbinit ka vënë në pranga 52-vjeçaren Sanije Tuga për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit. Pas një sherri me vjehrrën Behare Tuga, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga i biri, Baftjari. Këtë duket se 52-vjeçarja nuk e ka kapërdirë dot dhe ka marrë çiften, duke qëlluar në drejtim të vjehrrës dhe bashkëshortit.
Ornela Domi në romancë me kushëririn e bashkëshortit, vret vjehrrën
Duket si histori përrallash dhe legjendash urbane por daton që në vitin 1997 dhe ende autorja nuk ka rënë në duart e drejtësisë. Asokohe vetëm 16 vjeçe dhe me bashkëshortin e larguar në emigrim, Ornela nisi një histori dashurie me djalin e xhaxhait të bashkëshortit të saj. Drita Shaba e gjen dyshen në dhomën e gjumit dhe, tentoi të dalë jashtë shtëpisë. Por u qëllua 5 herë me thikë në kraharor nga 15-vjeçari Xhurian Shaba, djali i kunatit të saj dhe i dashuri i nuses.
Për të mbuluar krimin, Ornela Domi inskenoi një grabitje të rreme dhe udhëzoi Xhurianin të largohej me sendet e shtrenjta që ndodheshin në shtëpi. Ngjarja u zbulua disa muaj më vonë nga shoku i Xhurianit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarje dhe kërcënohej nga ai për të mos rrëfyer historinë. Të dy autorët ende janë në arrati.
Elda Tanushi: Tentoi të helmonte vjehrrën dhe akuzoi vjehhrin për abuzim seksual
Një vrasje e mbetur në tentativë ajo e Elda Tanushit në Shijak, e cila tentoi të eleminonte vjehrrën e saj duke i helmuar gotën e kosit në korrik të 2017-ës. “E urreja me shpirt, ma bëri jetën skëterrë!”-ka dëshmuar në polici 19-vjeçarja, e cila rrëfeu se vjehrra Arjana Stafa kishte nisur ta keqtrajtonte qëkurse bashkëshorti i saj ishte larguar në emigrim. Arjana Stafa i kishte kërkuar nuses një gotë kos për t’u freskuar, por sapo hëngri lugën e parë, ndjeu shijen e çuditshme dhe ndonëse pati probleme shëndetësore, shpëtoi nga vdekja dhe denoncoi nusen në polici. Por në dëshminë e saj në polici, Elda Tanushi e ka thelluar edhe më tej ngjarjen duke akuzuar vjehrrin për ngacmim seksual, ndërsa ky i fundit, pretendon se 19-vjeçarja kishte një lidhje jashtëmartesore. Pas deklaratës në gjykatë se nuk kiishte pasur si qëllim ta vriste vjehrrën, Elda u lirua dhe tashmë është në arrest shtëpie.
Përgatiti:AlpeNews.al






