• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA reagon për fjalimin e Vladimir Putinit drejtuar vendit
Home
Nderkombetare

SHBA reagon për fjalimin e Vladimir Putinit drejtuar vendit

2 March, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Ligjvënësit amerikanë po e kritikojnë si një kërcënim për përdorimin e forcës ushtarake fjalimin, ku Presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se Moska ka zhvilluar prova me disa armë bërthamore strategjike, të cilat mund të godasin thuajse çdo objektiv në botë dhe nuk mund të interceptohen nga kundërshtarë huaj.

Në fjalimin e tij të përvitshëm drejtuar vendit, zoti Putin foli për arritje të mëdha në fushën e teknologjisë, që mund t’i japin ushtrisë ruse një pozicion të ri ushtarak në botë. Gjatë fjalimit ai bëri një demonstrim videosh me armët e reja, shfaqja e të cilave u shoqërua me duartrokitje të vazhdueshme nga të pranishmit.

Senatori republikan i Karolinës së Veriut, Thom Tillis, i tha Zërit të Amerikës: “Unë e shoh zotin Putin si një kriminel ordiner. Kur ata thonë diçka, ndoshta gënjejnë, por duhen marrë shumë seriozisht.”

Zëdhënësja e Pentagonit Dana White tha se Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk çuditet nga deklarata e zotit Putin për ndërtimin e armëve të reja bërthamore. Ajo tha se ushtria amerikane është e përgatitur për të mbrojtur vendin. Zëdhënësja White i tha gazetarëve në Pentagon se mbrojtja amerikane nga raketat nuk ka patur kurrë si synim Rusinë.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë argumentuar se sistemet për mbrojtjen nga raketa të vendosura në Europe nuk synojnë Moskën, por ato kanë si objektiv mbrojtjen nga kërcënimet që vijnë nga Irani, Koreja e Veriut dhe nga vende të papërgjegjshme./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Miss BumBum, fansja e zjarrtë e Messit “shkrin” borën me foto “hot” (FOTO)
Previous article David Ignatius/ Zbatimi i “teorisë së shokut” në Arabinë Saudite nga Princi i kurorës

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT