Në lidhje me kapjen e 613 kilogramëve me kokainë dje në Portin e Durrësit janë arrestuar dy persona dhe eshte vendosur ne kerkim nje tjeter. Sasia e madhe e kokainës ndodhej në një kontenier me banane e porositur nga Kolumbia për kompaninë ” ARBRI GARDEN” në maminas, administratori i së cilës është në kërkim nga policia e shtetit.
Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj i cili ka detyrën e menaxherit të kompanisë porositëse të kontenierit në te cilin ndodhej ngarkesa e kokaines kanë deshmuar ne polici diten e sotme dhe ka mohuar perfshirjen ne lidhje me sasine e madhe te kokaines qe ndodhej ne automjetin e drejtuar nga ai.
Sipas tyre, nuk e kishin parë se çfarë kishte brenda, pasi ende nuk ishte hapur ngarkesa, që në dijeninë e tyre ishte vetëm banane.
DESHMITE
Të dy personat e arrestuar si trafikantë të dyshuar të sasisë rekord të kokainës, kanë deklaruar se nuk kishin dijeni që në kontenier kishte drogë.
Sipas tyre, ata ishin informuar se me kamion do të transportonin një ngarkesë me banane, ashtu sikurse ishin lajmëruar nga punëdhënësi i tyre. Madje, ata shkojnë edhe më tej, duke aluduar se kokaina mund të jetë futur gabimisht në kontenierin e tyre.
“Mund të jetë ndonjë ngatërresë. Dikush në Kolumbi mund të ketë futur gabimisht kokainë në kontenierin që do të vinte këtu me banane. Ne nuk kemi asnjë dijeni për këtë ngarkesë”, kanë deklaruar në Polici dy të arrestuarit.
AlpeNews.al


