Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja makabre e dy personave në janar të këtij viti në Vlorë. Nusja e shtëpisë së bashku me një tejtër person të dyshuar si i dashuri i saj kanë vrarë bashkëshortin Olsi dhe nënë e tij Hysnie Haxhillari dhe më pas i kanë vënë flakën banesës ëpr të humbur provat.
Por pas ngjarjes përveç dëshmive të dyshimta të Hysnie Hoxhallarit, bashkëshortja e viktimës, “News 24” raporton se një nga pikat që ka bërë më tepër të dyshohet se ajo ka kryer krimin është edhe insistimi i prishjes së godinës në të cilën u dogjën vjehrra e saj dhe bashkëshorti.
Të dy shtetasit në bashkëpunim kanë vrarë për motive të dobta Olsi Hoxhallarin dhe Salkie Hoxhallarin dhe më pas kanë inskemnuar vënien e zjarrit në banesë për të mbuluar provat. Po ashtu është sekuestruar edhe arma e krimit, një armë e ftohtë.
Njoftimi i plotë:
Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Gentjan Shehaj, për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vrasjes së dyfishtë, të ndodhur në muajin Janar 2018 në lagjen “24 Maji”, Vlorë
Vihen në pranga dy autorët e vrasjes, sekuestrohet edhe arma e ftohtë me të cilën dyshohet së është kryer krimi!
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
Hysnie Hoxhallari, 32 vjeçe, banuese në Vlorë.
Kasëm Pirjasi, 26 vjeç, banues në Strum, Fier.
Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si “aksidentale”.
Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi (mjet prerës i fortë prej metali).
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga nenet 79/dh dhe 25 të Kodit Penal.
Policia e Vlorës, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, dhe në këtë kuadër fton qytetarët dhe mediat në bashkëpunim, me qëllim krijimin e një ambjenti sa më të sigurt për të gjithë.


