• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Hetimi ndaj 67 biznesmenëve në Elbasan, në listë edhe dy politikanë të LSI-së dhe PDIU-së
Home
Aktualitet
Drejtësi

Hetimi ndaj 67 biznesmenëve në Elbasan, në listë edhe dy politikanë të LSI-së dhe PDIU-së

5 November, 2017 Q.Autor Aktualitet, Drejtësi

Në hetimin pasuror të nisur nga Prokuroria e Elbasanit më 27 tetor të muajit të kaluar, janë përfshirë edhe shumë drejtues lokal të subjeketeve politike si, LSI dhe PDIU të cilët kanë përfituar tendera publik dhe në të njëjtën kohë kanë krijuar biznese që xhirojnë miliona euro xhiro dhe fitim vjetor.

Pas hetimit të nisur nga Prokuroria e Elbasanit për 67 bisnesmenë të regjistuar si subjekte tatimpaguese pranë atij qyteti, në listën rendore janë edhe shumë ish-funksionar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si edhe atyre të PDIU-së, të cilët sipas prokurorisë, dyshohet se kanë përfituar tendera publikë në mënyrë të paligjshme.

Burime nga organi i akuzës së Elbasanit, bëjnë të ditur për ABC News se Nazif Bajrami ka përfituar pjesën më të madhe të investimeve publike të kryera këto 10 vitet e fundit nga Bashkia e Elbasanit.

Këto përfitime tenderash të njëpasnjëshme, kanë krijuar dyshime tek prokuroria, duke i kërkuar në të njëjtën kohë edhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve që të japë informacion nëse Bajrami është i regjistruar si subjekt, çfarë fitimi kanë patur ndër vite dhe sa detyrime ka derdhur në arkën e shtetit?
Por këto pikëpyetje deri tani janë pa përgjigje.

Po kështu, nga prokuroria po hetohen edhe disa ish-drejtues lokal të LSI-së në Elbasan, duke ngritur akuzën e pastrimit të parave të përfituara nga veprimtari të paligjshme. Në listë renditen dhe ish-kreu i ujësjellësit në Elbasanit, Agron Roka shef kuadri në paraburgimin e Bradasheshit, Gentian Çërraga, edhe këto përfaqësues të LSI-së. Madje me funksione drejtuese të kësaj force politike.

Sipas prokurorisë, personat në listë janë pronarë të bizneseve të ndryshme që xhirojnë miliona euro fitime, duke krijuar dyshimin tek organi i akuzës se pasuria e tyre është krijuar në mënyrë të dyshimtë. Nën hetim për pastrim parash janë edhe persona që kanë qendra tregtare, kompani ndërtimi, kompani transporti, lokale e biznese nga më të ndryshmet jo vetëm në qytetin e Elbasanit por edhe në Tiranë, Durrës, Vlorë e Sarandë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet rruga e biznesmenit, nga u nis Sota me mbi 800 mijë euro
Previous article PS-ja trajnon deputetët: Si të silleni dhe si t’u shmangeni kurtheve të gazetarëve

Q.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT