Disa gazetarë kanë ardhur nga Italia dhe kanë zbuluar një fermë kanabisi të ndërtuar në periferi të Durrësit. Bëhet fjalë për gazetarët e emisionit ‘Estovest’ të cilët kanë qenë në Shqipëri dhe kanë përgatitur një reportazh për drogën.
Gjatë investigimit të tyre në vendin tonë, ata kanë zbuluar edhe një fermë droge që ndodhet në periferi të Durrësit.
‘Kjo është një fermë kanabisi në Durrës, të cilën mundëm ta filmonim vetëm më telefon’, thotë gazetari italian i emisionit ‘Estovest’ që transmetohet në Rai-3.
Gazetarët e ‘Estovest’ kanë intervista edhe ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me situatën e fundit të drogës në Shqipëri.
‘Një gjë dua të nënvizoj, për miqtë tanë italianë. Duhet të jenë të përgatitur pasi janë 10 mijë tonelata droge në tunele’, ka thënë ish-kryeministri Sali Berisha.
‘Ndoshta është e vërtetë ajo çfarë thotë ish-kryeministri Sali Berisha, e gjithë Europa duhet të përgatitet për një pushim droge të paprecedentë që vjen nga Shqipëria’, thotë gazetari në komentin e tij duke e shoqëruar me pamje nga parcelat me kanabis që ndodhen në Shqipëri.
Sipas gazetarit italian, 40 tonelatat e sekuestruara vitin e kaluar duket se janë një pikë në oqean me atë që pritet të ndodhë me drogën e kultivuar në Shqipëri, që pritet të lëshohet si një cunam kanabisi drejt Europës.
Në reportazhin e realizuar në Shqipëri, gazetarët italianë kanë zbuluar edhe një bunker të madh në Durrës që më parë kishte qenë i mbushur plot me kanabis.
‘Vjen ende era e kanabisit, që të mbyt’, shprehet gazetari italian.