Policia ka arrestuar tre persona, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë këta shtetas ishin iranian dhe tentuan që të largoheshin nga Shqipëria, në mënyrë të paligjshme.
Njoftim i policisë:
Më datë 04.11.2017 në P.K.K Morinë u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit Iranian: Y.N, 34 vjeç, banues në Tiranë, i pajisur me leje qëndrimi Shqiptare, 2-R.M, 50 vjeç, banues në Tiranë, i pajisur me leje qëndrimin Shqiptare. 3-M.M, 60 vjeç, banues në Tiranë, i pajisur me leje qëndrimi Shqiptare. Këta shtetas kanë tentuar të kalojnë kufirin Shtetëror në mënyrë të paligjshme, në afërsi të P.K.K. Morinë. Neni 297 i Kodit Penal.