Nje sasi rekord kokaine eshte sekuestruar gjate nates ne Portin e Durresit. Bëhet me dije se pas peshimit ka rezultuar se brenda kamionit jane sekuestruar 526 kg kokaine.
Droga eshte kapur brenda nje kamioni qe ishte gati te udhetonte drejt Italise, nderkohe qe mesohet se vinte nga Kolumbia dhe kishte destinacion Evropen.
Sasia e kokaines eshte konstatuar e fshehur brenda kamionit dhe eshte pikasuar gjate kontrollit, nderkohe qe operacionin eshte finalizuar nga Krimet e Renda. Mesohet se trafikanet ishin ne pergjim dhe kjo i ka nxjerre zbuluar, por ende nuk ka detaje rreth identitetit te tyre.
Mesohet se policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, por ai ne deshmine e pare per policine ka mohuar te kishte dijeni se po transportonte sasine e droges.
Nderkohe qe krahas tij jane shoqeruar edhe disa persona. Policia po vijon hetimet.
Thuhet se droga e ardhur nga Amerika Latine, permes Shqiperise synonte te shkonte ne Europen Perendimore.
Sinjalizimet per policine shqiptare kane ardhur nga policite dhe sherbimet e specializuara te vendeve partnere te Spanjes, Gjermanise dhe Holandes.
E konvertuar ne vlera monetare nese do te hidhej ne treg, behet fjale per dhjetra milione euro.
Kjo eshte sasia me e madhe e kapur ndonjehere ne territorin e Shqiperise nder drogat e renda, duke i dhene nje goditje shume te forte trafikut nderkombetar te droges qe kalon neper Shqiperi.


