• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Projekti për Burimet Ujore, Bordi i Bankës Botërore miraton 26.8 milionë USD për Shqipërinë
Home
Ekonomi
GoodNews

Projekti për Burimet Ujore, Bordi i Bankës Botërore miraton 26.8 milionë USD për Shqipërinë

28 February, 2018 Redaktor2 Ekonomi, GoodNews

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi në datën 22 shkurt 2018 një shtesë financimi për projektin e Burimeve Ujore dhe Ujitjes në Shqipëri. Financimi prej 26.8 milionë dollarë është  shtesë i projektit ekzistues që është zbatuar ndër vite në vendin tonë me përgjegjëse Ministrinë për Bujqësinë. Totali i financimit për të dyja shkon në rreth 52 milionë USD.

Termat e financimit të kësaj kredie përkufizohen nga një maturitet 25 vite dhe një periudhë “grace” (koha pas së cilës nis pagesa) prej 7 vitesh.

Financimi shtesë sipas njoftimit të Bankës  Botërore do të garantojë mbështetje për të përmirësuar procesin e ujitjes dhe burimet ujore duke përfshirë investime shtesë dhe aktivitete që rrisin ndikimin e projektit origjinal.

Kredia e re pritet të bëhet efektive në datën 30 prill 2018 dhe mbyllet në 31 maj 2020.

Statusi  i projektit që nisi në 2012

Projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes u aprovua në 29 nëntor të vitit 2012 dhe u bë efektiv në maj 2013. Sipas kalendarit duhet që të mbyllej në datën 31 maj 2018 por shtesa që ju bë së fundmi e ndryshon këtë afat. Projekti e nisi punën me një financim prej 21 milionë dollarësh nga IBRD dhe 3.88 milionë dollarë si grante të bashke financuara nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.

Në vetvete projekti kishte si objektiv vendosjen e një kuadri strategjik për menaxhimin e burimeve ujore në nivel kombëtar dhe për basenet Drin-Buna dhe Semani. Po kështu edhe përmirësimi në mënyrë të qëndrueshme e performancës në sistemet e zgjedhura të ujitjes.

Projekti u ristrukturua në dhjetor 2015 me një urdhër të veçantë që reflektoi transferimin e menaxhimit të burimeve ujore nga Ministria e Mjedisit tek Ministria e Bujqësisë si dhe rifreskoi kuadrin e rezultateve.

Komponentët e projektit dhe situata aktuale

Komponenti i parë është ai i rehabilitimit të digave, sistemeve të kullimit dhe ujitjes me një alokim aktual prej 29.38 milionë eurosh. Në komponentin e dytë përfshihet mbështetja institucionale për ujitjen dhe kullimin me një total prej 0.87 milionë USD të alokuara. Komponenti i tretë përbëhet nga mbështetja institucionale për menaxhimin e burimeve ujore me një alokim aktual prej 3.88 milionë dollarësh dhe i fundit është komponenti për mbështetjen e zbatimit me një alokim aktual prej 0.68 milionë eurosh.

Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jose Mourinho i zemëruar me mos rinovimin e kontratave të lojtarëve të United
Previous article OKB mbi mundësinë e zgjerimit të BE nё Ballkanin Perëndimor

Redaktor2

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT