Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë i koduar “High Class”. Gjatë këtij operacioini janë sekuestruar 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”. Arrestohen në flagrancë dy shtetas, që shpërndanin lëndën narkotike në zonën e “ish-bllokut”.
Në pamjet e shpërndara nga Policia e Tiranës duken dy trafikantët e shtrirë në tokë nga policia. Në pranga kanë rënë Ermir Bajramaj, 37 vjeç, banues në Durrës si dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.
TiranëFinalizohet operacioni antidrogë i koduar "High Class"Sekuestrohet 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Kokainë"Arrestohen në flagrancë dy shtetas, që shpërndanin lëndën narkotike në zonën e "ish-bllokut".Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe kryesisht për drogat e forta, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar "High Class".Si rezultat i operacionit, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve:• E. B., 37 vjeç, banues në Durrës.• B. H., 47 vjeç, banues në Durrës. Dy shtetasit e lartpërmendur qarkullonin me automjetin tip "Nissan micra", që drejtohej nga shtetasi E.B., dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Kokainë” e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr.Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut.Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 283 e 25 e Kodit Penal.
Posted by Policia e Shtetit on Dienstag, 27. Februar 2018


