Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se po i fshihet një hetimi shumë të rëndësishëm, atë të një lobimi të paligjshëm në SHBA.
Balla publikoi një raport shumë të rëndësishëm të një institucioni belg, i cili flet se grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Belgjikë kanë transferuar fonde në Shqipëri për Partinë Demokratike.
“Lulzimi po hetohet nga prokuroria për një aferë të një lobimi të paligjshëm. Si gjithmonë Lulëzimi kësaj here ka vendosur të dërgojë Arben Ristanin pranë Prokurorisë që të japë dëshmi për çfarë po heton Prokuroria. Dhe kam frikë se Ristani do marrë përsipër përgjegjësitë e Lulëzimit”, nënvizoi Balla.
Duke cituar një raport të ardhur nga Belgjika, ai tha se PD e drejtuar nga Sali Berisha është financuar nga bandat kriminale shqiptare që veprojnë në territorin belg.
“Kam këtu një raport shumë të rëndësishëm të një institucioni belg, i cili flet se ka bërë një analizë për një kohë të gajtë për grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Belgjikë dhe lexoj raportin, të cilin do tja vendos medias në dispozicion sa i përket bandave të gangsterëve shqiptarë, fonde janë transferuar në shqipëri për Partinë Demokratike të Berishës, të cilat janë zbuluar me emër të personave në hetim nga policia dhe Prokuroria belge. Është e rëndë, sesi një parti politike në Shqipëri qenka financuar nga banda dhe kriminelë, të cilët veprojnë në një vend të BE,” u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS.
Më tej, nën moton “Krimi nuk ka flamur”, ai kërkoi që të gjitha forcat politike të bëhen bashkë për ta luftuar këtë të keqe.
“Krimi është një e keqe e madhe, por nuk luftohet krimi duke nxirë Shqipërinë në sytë e të huajve”, tha ai.
Më poshtë “TemA” po publikon edhe raportin belg i cili ka mbërritur në Tiranë.



