Një nga ekspertët, pjesë e Ministrisë së Jashtme, i atashuar në grupin që po merret me marrëveshjen e detit me palën greke, duket se ka një të shkuar profesionale aspak nderuese për të qenë pjesë e një grupi të tillë ekspertësh, ku mbi të gjitha kërkohet integritet i lartë profesional.
Bëhet fjalë për ekspertin Artur Meçollari, ushtarak i forcave detare, përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili shfaqet në një foto të shkrepur pas takimit të zhvilluar në Korçë midis Ministrot të Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias. Aktualisht Meçollari është drejtor i Insektimit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.
Por Ministria e Mbrojtjes, e cilëson si histori të trilluar nga Berisha duke hedhur poshtë akuzat. ‘E gjitha është një histori e trilluar. Artur Meçollari ka certifikatë sigurie nga DSIK. Historia e akuzave është e mbyllur me vendim gjykate në 2013. Meçollari është pjesë e forcave të NATO-s në Afganistan” thotë Ministria.
Artur Meçollari është larguar nga detyra në 2012 nga Arben Imami, pas përplasjeve asokohe me ish-ministrin e Mbrojtjes, ndërsa është rikthyer në detyrë me vendim gjykate në 2013.


