Zbardhen te tjera detaje nga hetimi per 38-vjeçaren O.D, ndaj te ciles Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 janar 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në dëm të shtetasit paditës I.H.
Sektori per Hetimin e Pastrimit Parave ne qender e ai ne Durres arrestuan me vendim te gjykates Durres shtetasen O.D 38 vjec lindur e banues ne Tirane pasi ka mashtruar disa biznesmene duke u hequr si grosiste e Kontrollit te shumices se lendes se pare per mbushje dhembesh.
Nga nje hetim proktiv prej disa muajsh, eshte dokumentuar mekanizmi se si e reja mashtronte biznesmenet.
Vlera e mallit te perfituar dhe demit te shkaktuar biznesmeneve shkon rreth 2 milion euro.
Sipas burimeve, ju identifikuan 4 apartamente ne Tirane e Durres dhe nje klinike dentare ne Tirane, per te cilen ju kerkua prokurorise te nxjerre urdher sekuestrimi ne procedimin penal.
DOSJA E PROKURORISE DJE
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 janar 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases O.D. banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.
Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale O.D. (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.
Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë.
Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë.
Nisur nga dëmi i madhe i shkaktuar të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjareve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.


