• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja çfarë duhet të hani nëse nuk doni që të sëmureni
Home
Shëndet

Ja çfarë duhet të hani nëse nuk doni që të sëmureni

26 February, 2018 luljetaautor Shëndet

Nuk është vetëm freskues. Shalqiri përmban gjithashtu një sërë antioksiduesish të quajtur glutatione. Këta përbërës forcojnë sistemin imunitar duke luftuar kështu infeksionet

Kosi me pak yndyrë

Probiotikët e gjendur tek kosi dhe produktet e tjera të fermentuara mund të lehtësojnë ftohjen. Duhet të konsumoni gjithashtu edhe ushqime të pasura me vitaminë D. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë nivele të ulëta të vitaminës D mund të jenë më të predispozuar që të preken nga gripi dhe ftohja.

Spinaqi

Do të gjeni një sërë lëndësh ushqyese tek ky “super ushqim”. Një nga këto është folate, që ndihmon trupin në prodhimin e qelizave të reja dhe riparimin e ADN-së. Spinaqi është gjithashtu i pasur në fibra, antioksidues si vitamina C etj.

Hudhra

Ky përbërës kryesor në kuzhinë nuk është vetëm për t’u dhënë shije ushqimeve. Hudhra e pagatuar mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve të lëkurës falë aftësisë së saj për të luftuar bakteret, viruset dhe mykun. Për të marrë sa më shumë përfitime, duhet të përdorni hudhrën e gjallë dhe jo atë pluhur. Suplementi i hudhrës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit.

Supa e pulës

Ka një të vërtetë shkencore pas kurës për ftohje e preferuar nga gjyshja. Supa epulës e përgatitur në shtëpi realisht mund të lehtësojë simptomat e ftohjes dhe gripit dhe ju ndihmon ta rimerrni veten shpejt. Për më tepër, ajo është e pasur me një përbërës të quajtur karnosine, që mund të mbrojë trupin nga virusi i gripit.

Frutat e pyllit

Është një kurë e lashtë popullore. Këto fruta janë të pasura me lëndë ushqyese të quajtura antioksidues, që mund të luftojnë inflamacionin. Tek disa studime laboratorike, ka rezultuar që frutat e pyllit mund të bllokojnë viruset e gripit. Megjithatë shkencëtarët theksojnë se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore.

Kërpudhat

Kërpudhat ju sigurojnë mineralin e selenit dhe vitaminat B si riboflavin dhe niacin. Këto lëndë ushqyese ju ndihmojnë në disa mënyra. Nëse keni mungesë në selen, mund të prekeni më shpesh nga gripi. Riboflavina dhe niacina nga ana tjetër luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e sistemit imunitar.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Krijohet rivali i Instagram, aplikacioni po pëlqehet nga të gjithë
Previous article Në këtë shtet studentët nuk paguajnë, por paguhen që të studiojnë

luljetaautor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT