• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ERVIS ILJAZAJ/ Kur Presidenti është më i “fortë” se sa posti i tij
Home
Blog

ERVIS ILJAZAJ/ Kur Presidenti është më i “fortë” se sa posti i tij

25 February, 2018 Redaktor1 Blog

Çështja e marrëveshjes me Greqinë, përtej rëndësisë që ka vetë ajo, rëndësi të cilën aktorët politikë të brendshëm nuk arritën ta vinin në plan të parë për të bërë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe sa më konsensuale, ka nxjerrë në pah raportin aspak të lehtë midis presidencës dhe qeverisë, ose më saktë raportin midis dy liderëve politikë, Ilir Metës dhe Edi Ramës. Me sa duket, ky raport do të vazhdojë të ekzistojë për sa kohë në krye të qeverisë dhe të presidencës do të jenë Edi Rama dhe Ilir Meta. Sepse përplasja midis dy institucioneve për detin u përkthye shume shpejt nga politikë e jashtme, që presupozohet të jetë e përbashkët dhe shtetërore, në politikë të brendshme, me gjithë koniunkturat që ajo mbart dhe betejën që zhvillohet këtu brenda nesh.
Kjo marrëdhënie, me shumë mundësi, do të karakterizojë të gjithë mandatin e dytë të mazhorancës me institucionin e presidencës. Për nga natyra e tij dhe pesha politike, Ilir Meta nuk do të jetë aspak një kafshatë e lehtë për t’u kapërdirë nga mazhoranca politike.

Që nga koha kur President ka qenë Sali Berisha, Republika e Shqipërisë ka patur në krye të atij institucioni figura politike me pak ose aspak peshë politike. Herë kanë qenë konsensualë dhe herë partiakë, por e përbashkëta e tyre është fakti se asnjëherë nuk kanë mundur të ndikojnë thelbësisht jetën politike me veprimet apo qëndrimet e tyre.

Me reformat kushtetuese, kompetencat e Presidentit të Republikës janë ulur ndjeshëm, megjithatë, roli i këtij institucioni varet shpesh nga personaliteti i njeriut që merr atë post dhe, personaliteti politik i Metës kalon përtej kompetencave formale që ka presidenca.

Shpeshherë rëndësia që ka Presidenti në Republikat Parlamentare varet nga konteksti politik. Nëse klima politike është bashkëpunuese atëherë roli i tij kthehet në formal dhe ceremonial. Por, nëse klima politike, siç ndodh në shumicën e rasteve në vendin tonë është konfliktuale, atëherë roli i Presidentit bëhet i rëndësishëm. Kompetencat e tij janë në formën e një fizarmonike, hapen dhe mbyllen në varësi të situatës politike.

E rëndësishme është që të sigurohet ndarja e pushteteve dhe jo konfliktualiteti i tyre. Që institucioni i presidencës i përket një partie të ndryshme nga ajo e mazhorancës qeverisëse, kjo në pamje të parë mund të duket si e shëndetshme për balancimin dhe ndarjen e pushteteve, por nëse në krye të atij institucioni ndodhet një figurë dhe protagonist i fortë politik si Ilir Meta, atëherë kjo marrëdhënie rrezikon të kthehet në një konflikt, i cili dëmton në mënyrë të pariparueshme marrëdhëniet kushtetuese që duhet të ekzistojnë midis tyre, aq më tepër në një kontekst të tillë.

Eksperienca e zotit Meta mund të jetë shumë e vlefshme nëse vërtet arrin të dalë mbi palët. Precedentët me konflikte midis mazhorancës dhe institucionit të presidencës kanë qenë prezentë në politikën shqiptare. Mjafton të përmendim presidencën e fundit për të kuptuar se si respekti ndaj këtij institucioni është ulur në nivelet më të ulëta historike. Kështu që, të kesh në krye të shtetit një person i cili vjen nga një parti e ndryshme e asaj të mazhorancës nuk do të thotë automatikisht ndarje pushtetesh. Ndarja e pushteteve do të thotë secili në zyrën dhe në detyrat e tij, në të kundërt ajo kalon në një konflikt të parikuperueshëm dhe të dëmshëm për vendin, ashtu sikurse është dhe konflikti i fundit që po cenon mbarëvajtjen e një marrëveshjeje shumë të rëndësishme për ecurinë politike të jashtme të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUNCKER NË TIRANË/ Kreu i Komisionit Europian: Vendi i natyrshëm i Shqipërise është në Bashkimin Europian (LIVE)
Previous article Olsi Rama: Uroj që raporti i Skënderbeut të mos jetë i vërtetë, ja pse nuk e paguam dënimin e Starovës ndaj Kukësit

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT