Një histori si nëpër filma, njihen prej 12 vjetësh dhe gjatë kësaj kohe, ajo duket se kishte vetëm një qëllim: ta grabiste sa më shumë. Ndërsa ai, prej kaq kohe vetëm besonte te ajo, derisa një ditë vendosi ta padisë në prokurori për mashtrim.
Prokuroria e Durrësit ka prerë flet arrestin për një 38 vjeçare me banim në Tiranë, e cila ka përvetësuar përmes mashtrimit shuma të mëdha parash, që në total sipas denoncuesit me inicialet I.H arrin shumën 900 mijë euro.
Bëhet fjalë për OLESIA DUKA 38 vjeçe nga Tirana me profesion dentiste.
OLESIA DUKA nuk është person i panjohur për publikun pasi për OLESIAN është përfolur edhe disa vite më parë për martesën mes saj dhe kantautorit të njohur BOJKEN LAKO.
Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen.
Nisur nga dëmi i madh i shkaktuar të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjarëve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.
AlpeNews.al





