• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA/ E njohu para 12 vjetësh, supermashtruesja nga Tirana i merr 900 mijë euro ‘mikut’
Home
Breaking News

DOSJA/ E njohu para 12 vjetësh, supermashtruesja nga Tirana i merr 900 mijë euro ‘mikut’

25 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një histori si nëpër filma, njihen prej 12 vjetësh dhe gjatë kësaj kohe, ajo duket se kishte vetëm një qëllim: ta grabiste sa më shumë. Ndërsa ai, prej kaq kohe vetëm besonte te ajo, derisa një ditë vendosi ta padisë në prokurori për mashtrim.

Prokuroria e Durrësit ka prerë flet arrestin për një 38 vjeçare me banim në Tiranë, e cila ka përvetësuar përmes mashtrimit shuma të mëdha parash, që në total sipas denoncuesit me inicialet I.H arrin shumën 900 mijë euro.

DOSJA E PROKURORISE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 shkurt 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases O.D. banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.

Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme  të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale O.D. (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon  të mos kthejë shumën e parave të marra  duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

Autori i  veprës penale vazhdon të kryejë veprime  në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe  vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona  të tjerë.

Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980,  me banim në Tiranë.

Nisur nga dëmi i madh i shkaktuar  të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për  pesë pasuri të autorit dhe familjarëve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Andrra Destani është një 'kukull', por shihni si duket motra e saj (FOTO)
Previous article Milan zgjedh zëvendësuesin e Donnarumma, vjen një tjetër super portier

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri Aktualitet

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person… Aktualitet

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT