• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHIMET E LIGJIT/ Pensionet, zbardhen 2 skemat e reja për kontributet
Home
Sociale

NDRYSHIMET E LIGJIT/ Pensionet, zbardhen 2 skemat e reja për kontributet

25 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Financave ka gati ndryshimet e ligjit për skemën e kontributeve për pensionistët në fshat.

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, konfirmon për gazetën “Panorama”, se ndryshimet parashikojnë ofrimin e dy shkallëve për pagesat e kontributeve të fermerëve. Sot, fermerët e zonave malore paguajnë 28 mijë lekë kontribute në vit për efekt pensioni.

Në rast se ata do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë masë, ndryshimet e ligjit parashikojnë që paga minimale mbi të cilën paguhet kontributi për efekt të llogaritjes së pensionit, do të jetë 14 mijë lekë. Nëse fermeri zgjedh të paguajë kontribute sa i vetëpunësuari në qytet, pra, 76 mijë lekë në vit, pensioni do t’i llogaritet mbi pagën minimale.

SKEMAT E KONTRIBUTEVE

Sipas Lerës, skema e parë parashikon që në rast se fermerët do të paguajnë 28 mijë lekë kontribute, sa paguajnë sot, pensioni do t’i llogaritet me më shumë se gjysma e pagës minimale, pra, me 14 mijë lekë. Skema e dytë parashikon që nëse fermerët do të paguajnë 76 mijë lekë në vit kontribute, sa të vetëpunësuarit në qytet, do të përfitojnë pension të llogaritur mbi pagën minimale. Ndryshimet nuk do të jenë detyruese, pasi fermerët kanë të drejtë të zgjedhin se sa kontribute do të paguajnë për efekt pensioni.

“Sot, bujku është i kategorizuar në dy grupe: bujk në zona fushore dhe bujk në zona malore dhe ka një sistem për kontributin e sigurimeve shoqërore. Në zonën fushore paguan 38 mijë lekë në vit ose 3 mijë lekë në muaj dhe në zonat malore 2728 mijë lekë, por ndërkohë përfitimin e kanë si i vetëpunësuari në qytet, që paguan 76 mijë lekë në vit. Pra, paguan gjysmën e kontributit dhe përfiton sa i vetëpunësuari në qytet. Kjo nuk është e drejtë.

Çfarë bëmë ne? Dakord, këta të fshatit po të duan të kontribuojnë me pagën minimale, pra, 76 mijë lekë në vit, sa paguan i vetëpunësuari në qytet dhe të marrin pension siç do të marrë ky nesër, ose të paguajë më pak siç paguajnë sot, por nesër nuk do të përfitojnë pension siç e përfiton ky, por do ta përfitojnë në raport me pagesën që bëjnë.

Pra, zgjidhja do të jetë me dy shkallë, kush do të ngelet me këtë nivel kontributi 28 mijë lekë, paga mbi të cilën do të llogaritet pensioni, do të jetë më e ulët, do të jetë 14 mijë lekë.

Kush do të paguajë me pagën minimale, që është 22 mijë lekë tani, pra, të paguajë 76 mijë lekë në vit kontribute, do të marrë pension minimal si ai në qytet. Pra, kjo është fakultative, nuk është detyruese”, u shpreh Lera. Drejtori i Politikave Fiskale shpjegon se ndryshimet synojnë që përfitimi i raportit të pensionit të jetë në raport me kontributet që paguhen.

“Pra, bujku paguan gjysmën e kontributit dhe përfiton sa i vetëpunësuari në qytet. Kjo nuk është e drejtë. Pra, jo që dikush të paguajë 2 lekë dhe të përfitojë 10 lekë dhe dikush tjetër të paguajë 7 lekë dhe të përfitojë 10 lekë. Përfitimi i pensionit do të jetë në raport me atë që paguhet”, sqaroi drejtori i Politikave Fiskale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMET E LIGJIT/ Si llogaritet pensioni për pagat para dhe pas 1994. Koeficientët
Previous article Mëso cili është numri juaj i fatit sipas shenjës së Horoskopit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT