• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Partitë në Kosovë thonë të jenë pajtuar për kalimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi
Home
Rajon

Partitë në Kosovë thonë të jenë pajtuar për kalimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi

25 February, 2018 Ina.Autor Breaking News, Rajon

Partitë politike në pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë, pohojnë të kenë arritur një pajtim për të votuar marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk janë pjesë e këtij pajtimi.

Dy herë gjatë javës që po lëmë pas, partitë politike dështuan të arrijnë pajtim për këtë çështje dhe përplasjet më të mëdha u zhvilluan rreth raportit të Komisionit te ri shtetëror për kufirin që ishte themeluar në fillim të mandatit të qeverisë re.

Të shtunën, qeveria e Kosovës tha se “nga koalicioni qeverisës është mënjanuar pengesa e fundit politike, për unitet politik në parlament”. Sipas saj, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes “përmban marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve (Hashim) Thaçi dhe (Filip) Vujanoviç si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi”.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, në një postim në Facebook, tha se është arritur konsensusi për të ratifikuar marrëveshjen.

Pajtimi është mirëpritur edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila vlerëson “gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi”.

“Kjo e hap rrugën që sa më parë në Parlamentin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit. LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pajtimi është mirëpritur edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaci i cili shkroi në rrjetet sociale se ky “është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës”.

Marrëveshja e sotme e partive politike për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ësht…

Posted by Hashim Thaçi on Samstag, 24. Februar 2018

 

Ndërkaq, përfaqësuesja e posaçme Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se “ky është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave”. Ajo u ka bërë thirrje edhe Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe që ta mbështesin marrëveshjen e cila është marrëveshje për të gjithë në Kosovë”.
Mospajtimi i këtyre dy subjekteve lë ende në pikëpyetje miratimin e marrëveshjes për të cilën kërkohen dy të tretat e votave të parlamentit 120 vendesh.

Kufiri me Malin e Zi, ka mbajtur të ndarë skenën politike për më shumë se dy vjet e gjysmë.

Marrëveshja është ratifikuar nga parlamenti i Malit të Zi, por nuk është ratifikuar nga Kosova për shkak të mospajtimeve që çuan edhe në skena të dhunshme në parlament dhe jashtë tij. Kundërshtarët e marrëveshjes pohojnë se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë. Mos ratifikimi i kësaj marrëveshjeje që është kusht për liberalizimin e vizave ka bërë që qytetarët e Kosovës ende të presin në radhë për viza para ambasadave evropiane.

Parlamenti mblidhet të mërkurën për të votuar, po atë ditë kur në Kosovë pritet të qëndrojë për një vizitë në Prishtinë, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili nga 25 shkurti deri më 1 mars do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë, në dritën e strategjisë së re për zgjerim të Bashkimit Evropian. Në Prishtinë ai pritet të jetë i shoqëruar edhe nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Duket si një shtëpi njëkatëshe e vogël nga përpara, por ka “një surprizë të fshehur” prapa (FOTO)
Previous article Si do veprohet me bizneset që kanë humbur fjalëkalimin, procedurat për një të ri

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

350 JAHTE DHE KAZINO NË SAZAN/ Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve Aktualitet

350 JAHTE DHE KAZINO NË SAZAN/ Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve

SITUATË ALARMANTE NË DRIZË TË FIERIT/ Zjarri u afrohet zonave të banuara, shpëtohet nga flakët një automjet Aktualitet

SITUATË ALARMANTE NË DRIZË TË FIERIT/ Zjarri u afrohet zonave të banuara, shpëtohet nga flakët një automjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT