• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Disa nga problemet shëndetësore që i lehtëson kripa
Home
Shëndet

Disa nga problemet shëndetësore që i lehtëson kripa

5 November, 2017 Ina.Autor Shëndet

Përdorimi i shumtë i kripës është i dëmshëm për shëndetin tonë, por nëse do të përdorej me kriter atëherë efektet në organizëm janë pozitive. Kripa është mjaft e rëndësishme për të gjitha efektet e saj, kurse tani e tutje përveç për qëllimet e kuzhinës, mund të përdoret edhe për qëllime mjekësore. Health.com ka publikuar disa këshikka sesi përdorimi i kripës mund të zgjidhë shumë probleme shëndetësore duke përdorur kripën.

 

 

– Alergjia dhe pezmatimi i sinuseve: Njerëzit të cilët kanë probleme me sinus kronik apo alergji pranverore duhet gjithsesi të rrisin sasinë e kripës që do të ndihmojë ata të lehtësojnë problemet e bllokimit të hundës, për shkak se është zgjidhje ideale për pezmatimin e mukozës. Në tre decilitra ujë të vluar, shtoni një lugë të vogël të kripës. Kur lëngu të ftohet, me anë të shiringës e futni në hundë dy herë në ditë. Në fillim do të jetë një ndjenjë pak e pakëndshme, por pas disa ditësh do të mësoheni kur të ndjeni përmirësim. Këtë gjë duhet ta bëni derisa të largohen të gjitha problemet me të cilat përballeni.

– Dhimbje të fytit: Ne të gjithë e dimë se si dhimbja e fytit mund të jetë irrituese dhe ngacmuese, prandaj për të reduktuar dhimbjet në fyt bëni gargarë disa herë në ditë me ujë të kripur. Në 2 decilitra ujë shtoni një lugë çaji kripë dhe e përzieni derisa kripa të shkrihet. Gargarë duhet të bëni për disa ditë me radhë edhe nëse dhimbja t’ju ketë kaluar, në mënyrë që ta parandaloni dhe të mos rikthehet.

– Mishrat e ndjeshëm me gjakderdhje: Shumë persona kanë probleme me mishrat e ndjeshme nga të cilët zakonisht rrjedh gjak, gjë e cila më vonë mund të çojë në dëmtime serioze, ose në rastin më të keq të sëmundjes periodontale. Si një masë paraprake, bëni një zgjidhje për të shpërlarë gojën pas çdo pastrimi të dhëmbëve. Një lugë çaji kripë e shtoni në një decilitër ujë. Kjo shërben vetëm për të pastruar gojën dhe pastaj e pështyni atë.

– Këmbët e fryra: Dhimbja dhe ënjtjet në këmbë janë bërë pothuajse jeta e përditshme e të gjithëve. Pas një dite të lodhshme në punë, për të zgjidhur këto pasoja të pakëndshme, ideale do të ishte për të përgatitur një dush për këmbët. Në ujë të nxehtë shtoni katër lugë kripë dhe disa pika të vajrave thelbësor; eukalipt, livando ose nenexhik dhe pastaj këmbët vendosni në ujë dhe mbani rreth 15 minuta.

– Dhimbje dhëmbi: Dhimbja e dhëmbit mund të jetë e herëpashershme, prandaj për të lehtësuar dhimbjen në mënyrë natyrale, është e nevojshme që të shpëlani gojën me masën e bërë nga një dl ujë të ngrohtë dhe shtoni në të dy lugë uthull dhe një lugë çaji kripë. Mbani në mend se kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme para se të vizitoni dentistin.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tjetër rritje çmimi, ja sa do e paguajnë shqiptarët benzinën dhe naftën
Previous article Bëhu një “bishë” e vërtetë në shtrat

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT