• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Atentati ndaj John F. Kennedy/ Misteri më i madh i Amerikës mund të zgjidhet së shpejti
Home
Dossier

Atentati ndaj John F. Kennedy/ Misteri më i madh i Amerikës mund të zgjidhet së shpejti

24 February, 2018 luljetaautor Dossier

Vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy mund të zgjidhet në saj të teknologjisë së një firme britanike. Sipas mediave të huaja, “West Technology Forensics” zhvilloi një makineri të teknologjisë së lartë që mund të marrë shenjat e gishtërinjve nga plumbat – diçka që nuk është arritur kurrë më parë.

Siç thuhet më tej, projekti në fjalë filloi si një përpjekje për të mbyllur mijëra raste të pazgjidhura të krimeve të armëve. Ndër rastet të profilit të lartë që mund të shqyrtohet është edhe vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy, i cili u qëllua në kokë më 1963, ndërsa po vizitonte Dallasin, Teksasin.

Ndërsa, Lee Harvey Oswald besohet se ka vrarë JFK-në, shumë kanë krijuar teori konspirative dhe kanë vënë në dukje se mund të ketë një sulmues të dytë. Këto komplote mund të dalin në dritë me zhvillimin e teknologjisë, shkruan telegraf.

Me gjithë shfaqjen e ADN-së, disa gjykata ende pretendojnë se shenjat e gishtërinjve janë një nga format më të besueshme të provave që mund të përdorin për të fituar një rezultat të suksesshëm.

Kjo është për shkak se ADN-ja mund të kontaminohet, ndërsa shenjat e gishtave nuk mund të ndryshohen në të njëjtën mënyrë.

Ian Harris, drejtori menaxhues i Teknologjisë Perëndimore, tha se është i bindur se kjo pajisje mund të zgjidhë mijëra krime.

“Ne kemi punuar në proceset e ndryshme që nga marsi i kaluar dhe jemi të kënaqur me rezultatet kur kemi përdorur argjendin dhe argjendin e pastër”, citohet të ketë thënë ai.

Lee Harvey Oswald ishte i dyshuar që më 22 nëntor 1963, me anë të një arme zjarri qëlloi mbi presidentin amerikan John F. Keneddy.

Dhe menjëherë pas vrasjes së presidentit amerikan, Oswald ishte arrestuar. Ndërkaq dy ditë më vonë ndodhi ngjarja që u regjistrua drejtpërdrejt nga televizionet amerikane.

Derisa policia po e dërgonte Oswaldon në një burg të rrethinës, në mesin e gazetarëve dhe policëve, atij iu afrua Jack Ruby dhe e qëlloi për vdekje.

Ngjarja u dëshmua nga miliona amerikanë që po shikonin televizionin. E Ruby, një figurë e fshehtë nga Çikago, u dënua për vrasje në vitin 1964.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Merr fund ëndrra amerikane, Trump: S’dua më që njerëzit të vijnë me lotari
Previous article KAVAJË/ Makina del nga rruga merr para njerëzit, 2 të vdekur dhe një fëmijë rëndë në spital

luljetaautor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’... Dossier

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT