• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëveshja e DETIT me Shqipërinë/ Kotzias sulmon opozitën greke
Home
Shqipëri

Marrëveshja e DETIT me Shqipërinë/ Kotzias sulmon opozitën greke

23 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i ka rekomanduar partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, të tregojë përgjegjshmëri në çështjet e politikës së jashtme.

Ndërhyrja e shefit të diplomacisë greke është bërë në parlament, në përgjigje të kërkesës për interpelancë, që kishte bërë shefi i departamentit të mbrojtjes të partisë opozitare, deputeti Vasilis Kikilias. Tema e interpelancës ka qenë përsëri e lidhur me negociatat që Greqia po zhvillon me Shqipërinë për rishikimin e Paktit Detar.

Deputeti konservator kërkon të dijë nëse “në përllogaritjen e re të ujërave territoriale do të garantohet influenca e ishujve Diapontianë” -(kompleksi i ishujve të vegjël në veri perëndim të Korfuzit), si dhe nëse “shelfi kontinental me Shqipërinë do të ketë të njëjtën vlefshmëri që ka dhe me Italinë, i delimituar që nga viti 1977”.

Deputeti konservator grek e argumenton kërkesën për interpelancë me, siç thotë, “shqetësimin që kanë krijuar te populli grek lajmet e publikuara në mediat e Greqisë dhe Shqipërisë lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes strategjike për kufirin detar”.

Ministri i jashtëm grek, nuk është ndalur ne detaje teknike. Por pasi ka thënë se termi “ishuj Diapontianë nuk gjendet askund në bibliografinë për të drejtën e detit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, Kotzias i ka rekomanduar deputetit të opozitës që “ta riformulojë pyetjen”. Sepse, siç ka sqaruar, “këtu po bëjmë kontroll parlamentar dhe jo biseda kafeneje”.

Ministri i jashtëm grek ka kërkuar nga partia më e madhe opozitare të tregojë përgjegjshmëri në çështjet e politikës së jashtme.

“Politika e jashtme do të duhet të ushtrohet me kthjelltësi, përgjegjshmëri, seriozitet dhe efikasitet, dhe jo për hatër të marketingut të brendshëm politik”, ka theksuar ministri i jashtëm grek.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit: Adriatik Llalla, i përfshirë në korrupsion SINJIFIKATIV
Previous article Pjanic: Juventusi synon tripletën

F.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve Politikë

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve Politikë

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT