• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdogan ‘kërcënon’ terroristët: Do ju godasim përmes një strategjie të re
Home
Nderkombetare

Erdogan ‘kërcënon’ terroristët: Do ju godasim përmes një strategjie të re

23 February, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan theksoi arritjet e operacionit ushtarak në rajonin e Afrinit në veriperëndim të Sirisë, duke njoftuar se 415 kilometra katrorë aktualisht janë marrë nën kontroll dhe se mbi 1.800 terroristë janë neutralizuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kemi neutralizuar 1.873 terroristë dhe kemi nën kontroll një sipërfaqe prej 415 kilometrash katrorë”, tha Erdoğan duke folur në një takim me krerët provincialë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në kryeqytetin Ankara.

“Do ta vazhdojmë me një strategji të re operacionin pasi ta rrethojmë së shpejti qendrën qytetit të Afrinit dhe të ndërpresim kontaktet e jashtme të terroristëve”, tha presidenti i Turqisë.

Erdoğan u shpreh se Turqia pret që pjesa e ngelur e operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të vazhdojë më shpejt, pasi kodrat strategjike në rajon janë pastruar nga terroristët.

“Pasi aktualisht ushtarët tanë kanë pastruar në masë të madhe nga terroristët kodrat mbizotëruese në rajon, presim që pjesa e ardhshme e operacionit të vazhdojë më shpejtë me lejen e Zotit”, tha Erdoğan.

Ndër te tjera, presidenti turk theksoi se ushtarët turq janë duke shkatërruar fortifikimet që organizata separatiste terroriste ka përgatitur për sulme kundër Turqisë.

“Së pari do ta pastrojmë Munbixhin nga terroristët dhe pastaj do të vazhdojmë rrugën derisa ta bëjmë tërë perëndimin e Eufratit të sigurt për ne dhe vëllezërit tanë sirianë”, shtoi Erdoğan.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të shtëna me armë në Zvicër: Qëllohen dy persona para një banke
Previous article Pas lajmit për shtatëzani "godet" Lori Hoxha, por shikoni çfarë i thotë Sara (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit Botë

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov Botë

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare Botë

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT