• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Home
Breaking News

“KORRUPSIONI”/ Lidhja e skandalit të manjatit rus, me jahtin e pushimeve familjare të ish Kryeprokurorit Llalla

23 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“KORRUPSIONI”/ Lidhja e skandalit të manjatit rus, me jahtin e pushimeve familjare të ish Kryeprokurorit Llalla

Manjati rus, Oleg Deripaska, dha dorëheqje nga udhëheqja e kompanisë ruse të aluminit Rusal njoftuan sëfundi gjerësisht, mediat ndërkombëtare. “Rusal” dhe kompania partnere “EN+” njoftuan për largimin e Deripaskas dhe për ndryshime të tjera në menaxhim, duke thënë se ato do të sjellin energji shtesë.

Foto: Manjati rus Oleg Deripaska

Po çfarë ka ndodhur?

“Rusal” nuk e përmendi një raport hetues, të publikuar së voni nga politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, në të cilin është thënë se Deripaska ka pritur zëvendëskryeministrin rus, Sergei Prikhodko, në jahtin e tij.

Raporti i Navalnyt, i publikuar më 8 shkurt dhe i bazuar në disa postime në mediat sociale dhe në fotografi të siguruara nga një grua, e cila ka thënë se ka pasur aferë me Deripaskan, ka thënë se takimi tregon prova të reja për korrupsion në qarqet e Kremlinit.

Si dy pika uji me rastin e Adriatik Llallës

Pak ditë më parë “Alpenews.al” botoi për herë të parë fotografi të ish Kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla dhe të familjarëve të tij të tjerë në një jaht privat misterioz, për pronësinë e të cilit ende nuk ka deklarim publik se i kujt eshte.

Agjensite e specializuara antikrim dhe antikorrupsion i kane depozituar me cilesine e proves ne dosjen e Llallës tashmë keto foto dhe shume prova te tjera dhe me siguri qe e kane identifikuar, se kush dhe perse paguheshin pushimet superluksoze te familjes se vetme shqiptare qe i eshte ndaluar hyrja ne SHBA me firmen e sekretarit Amerikan te Shtetit, Rex Tillerson.

Po më tej? 

Vetë Deripaska ka mohuar se ka bërë ndonjë “veprim të paligjshëm” dhe ka kërkuar nga mediat që të mos i shpërndajnë “akuzat e rreme” në raportin e Navalnyt. Ndërsa Adriatik Llalla ende nuk ka folur dhe te sqaroje qytetaret shqiptare, me taksat e te cileve ai dhe bashkeshortja e tij jane paguar gjithe jeten e tyre, nese eshte i ligjshem apo e paligjshme per nje kryeprokuror qe te pranoje dhurata te tilla kaq te majme, sa pushimet prej familje sheikesh ne jahte miliona dollareshe?! E per te sqaruar me pas se çfare ai i ka kthyer ne shkembim te ketij nderi, atyre qe ia mundesuan kete.

Foto: Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Shqiperia, edhe më poshtë se standardi rus?!

Javë më parë, Deripaska ka qenë po ashtu njëri nga 96 manjatët rusë, të listuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit si njerëz që kanë fituar pasuri dhe pushtet, për shkak të lidhjeve të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin. Ndërsa Adriatik Llallën dhe familjen e tij Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë per shkak te perfshirjes se tij ne “raste te medha korrupsioni” gjate kohes se ushtrimit te detyres se Prokurorit te Pergjithshem.

A do ta tejkalojë Shqipëria standardin antikorrupsion qofte edhe të Rusisë… për të ndëshkuar nje ish zyrtare te larte te akuzuar nga SHBA per raste te medha korrupsioni, per te cilin tashme ka edhe prova te pakundershtueshme jo publike dhe keto te bera publike sefundi?!

Jahti i skandalit

Ironi shqiptare

Një oligark rus pret në jahtin e tij privat zv. kryeministrin e vendit të tij dhe detyrohet të japë dorëheqjen. Ndërsa ish Kryeprokurori i Shqipërisë ben pushimet familjare në një jaht të paguar me para të dyshimta dhe thotë: Fajin ma ka Lu-ja!

Përgatit: Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë pritet të ndodhë? Juncker, Mogherini dhe Hahn të mërkurën në Kosovë
Previous article Lirohet nga detyra drejtori i Portit të Durrësit, ARTJAN QIRICI, ja kush e zëvendëson

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT