Drejtonte makinen në gjendje te dehur dhe kundërshton edhe punonjësit e policisë së bashku me shokun pasagjer. Policia i arreston te dy.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në DVP.Vlorë, prangosen shtetasit Denis Zeneli, 31 vjeç, banues në Vlorë, (nën efektin e pijeve alkoolike), Kiço Zeka, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi D.Z, nga kontrolli i ushtruar prej shërbimeve policore më aparatin Drager, ka rezultuar se drejtonte mjetin tip “Audi”, nën efektin e pijeve alkoolike.
Si dhe sëbashku me shtetasin pasagjer K.Z kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për të ushtruar detyrën e tyre.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 291 dhe 236/2 e 25 të Kodit Penal.


