Ja kush është pronari i “BENZIN” që përplasi për vdekje taksistin dhe 23 vjeçaren
Të tjra detaje janë zbuluar nga aksidenti i ndodhur gjatë natës në Maminas.
Mësohet se “BEnzi” i cili aksidentoi taksinë në të cilën udhëtonin shoferi i saj dhe 23 vjeçarja dhe i la të vdekur në vend ata është në Pronësi të DARDAN GJEKAJnga Shkodra.
Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se po hetohen në dy pista, aksident dhe aksident i qëllimshëm nga ana e drejtuesit të mjetit tip Benz.
Drejtuesi i Benzit po lëvizte me rreth 150 km/orë, kurse taksia me 80 km/orë.
Benzi i ka bërë sinjal me drita për të hapur krahun, taksia e ka hapur pjesërisht, për shkak të errësirës dhe shpejtësisë së madhe, benzi e ka goditur në fenerin e majtë taksinë.
Taksia ka ecur disa metra dhe në kohën që është afruar te karburanti, marmita i ka kapur në bordurë, dhe është ngritur në ajër, ka bërë një rrotullim dhe është kthyer përmbys, ashtu si edhe u gjet. Taksisti dhe vajza që ishte në sediljen e pasagjerit kanë vdekur në vend.
Pas aksidentit, shoferi që mendohet se ka qenë i shoqëruar me dikë tjetër kanë braktisur automjetin e tyre dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarj.
Dardan Gjeka është në kërkim nga policia.
AlpeNews.al





