Aksidenti i Rëndë në Shkodër, la pas katër viktima dhe një prej tyre ishte Noemi, vazja 10-vjeçare.
Sot në një prononcim ka folur Mësuesja e saj, e cila ka thënë se ishte një ngjarje që ka tronditur të gjithë.
Marije Leka, tha se ajo e kishte marrë që në klasë të parë, por zoti ja mori nga duart.
Është një ngjarje e rëndë që na ka tronditur.
Noemin e mora që në klasë të parë.
Ishte një nxënëse e shkëlqyer në shkolle.
Një sjellje shembullore.
Ishte një shembull për të gjithë fëmijët.
Unë edhe një vit dal në pension dhe Zoti ma mori nga duart.
Na gjymtoi të gjithëve.
E kam edhe në lagje dhe jemi të tronditur.
Nuk arrij ta besoj çfarë ka ndodhur.