• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zhduket biznesmeni i aferës së pronave në bregdet, gjyqtarja u tërhoq para arrestimit
Home
Aktualitet
Drejtësi

Zhduket biznesmeni i aferës së pronave në bregdet, gjyqtarja u tërhoq para arrestimit

22 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Operacioni “Ranishtja 2”, gjatë të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë për zyrtarët e përfshirë në tjetërsimin e pronave në Spille, dyshohet të jetë dekonspiruar, shkruan “Panorama”.

“Kjo është arsyeja që biznesmeni Ilir Karkini, që kishte arritur të regjistronte në pronën ku ndodhet poligoni i qitjes Rreth-Greth, i Komandës së Forcës Ajrore, arriti t’i shpëtonte arrestimit. Burime nga grupi hetimor thanë dje se ka dyshime të arsyeshme që dekonspirimi të ketë ardhur nga brenda Gjykatës së Kavajës, në momentin që janë dorëzuar kërkesat e Prokurorisë, për caktimin e masave të sigurimit. Nga 10 masat e sigurimit e vendosura nga Gjykata e Kavajës, dy nuk u arritën të ekzekutoheshin. Bëhet fjalë për masat “arrest me burg”, të vendosura për biznesmenin Karkini, i akuzuar për “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe mikut të tij, Artur Tosku, kryeinspektor në IMTV Rrogozhinë, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Të dy këta persona, nuk u gjetën në adresat e tyre në momentin kur forcat e Policisë shkuan për t’i arrestuar. Biznesmeni Idlir Karkini rezulton të jetë larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë, në kohën kur dosja e Prokurorisë u dërgua në Gjykatën e Kavajës.

 

Ndërsa nuk ka të dhëna për vendndodhjen e kryeinspektorit të IMTV Rrogozhinë, Artur Tosku. Burime nga grupi hetimor thanë se caktimin e masave të sigurisë do e bënte gjyqtarja Entela Shedula, e cila ishte tërhequr në momentin e fundit, pasi njihte njëri nga personat e dyshuar. Ky veprim ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një dekonspirim të mundshëm të operacionit në fazën kur dosja ndodhej në Gjykatën e Kavajës.

BIZNESMENI NE KERKIM

Idlir Karkini, biznesmeni i përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Spillesë, në zonën e Rrogozhinës është një emër i njohur edhe më parë për përfshirje në afera. Rreth 3 vite më parë, një nga 4 kompanitë e tij, “Idea Tel” u denoncua nga KLSH si e përfshirë në një aferë të rëndë të lidhur drejtpërdrejtë me cenimin e sigurisë kombëtare, të ashtuquajturin skandali i radarëve të Ushtrisë.

Në dhjetor të vitit 2013, përmes një tenderi sekret, Ministria e Mbrojtjes i dha kompanisë “Idea Tel” të drejtën për të menaxhuar sistemin e integruar të radarëve detarë duke ia hequr atë gjigantit amerikan “Lockheed Martin”.

Por në dhjetor të vitit 2015, tenderi u auditua nga KLSH, i cili gjeti shkelje. Sipas KLSH e gjithë procedura ishte zhvilluar në kundërshtim me ligjin për të larguar “Locked Martin” dhe për të shpallur fituese kompaninë “Idea tel”. Sipas KLSH, Ministria e Mbrojtjes shpalli fituese kompaninë “Idea Tel”, e cila jo vetëm që nuk kishte ekspertizën e nevojshme për të menaxhuar vëzhgimin e hapësirës detare, por kishte ofruar edhe një çmim 4 herë më të lartë se sa “Lockheed Martin”.

Skandali u thellua në vitin 2016, kur një raport i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike, zbuloi se radarët ishin fikur duke i lënë kufijtë detarë pa kontroll. Opozita akuzoi se largimi i “Lockheed Martin” dhe përzgjedhja e “Idea Tel” ishte e qëllimshme për të favorizuar trafikun qeveritar të drogës. Dy vjet pas skandalit të radarëve të ushtrisë, Idlir Karkini është shpallur në kërkim, këtë herë si i dyshuar për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë.

BIZNESMENI KARKINI ME NËNSHTETËSI ITALIANE

Biznesmeni Idlir Karkini, i cili është shpallur në kërkim si i dyshuar për grabitjen e pronës së repartit ushtarak, rezulton të ketë edhe nënshtetësinë italiane. Përveç pasaportës shqiptare, biznesmeni 49-vjeçar është i pajisur edhe me pasaportën italiane.

Madje, këtë pasaportë e ka dorëzuar si dokument identifikimi gjatë lëshimit të një prokure për caktimin e një përfaqësueseje të posaçme në një prej kompanive të tij.

Ndërsa ajo që bie në sy nga verifikimi i dokumenteve të bizneseve të Karkinit, është fakti se të gjitha janë të noterizuara nga noteri Julian Zhelegu, ndaj të cilit është vendosur masa “arrest shtëpie”, për të njëjtën çështje ku është përfshirë Karkini.

Si u tjetërsuan pronat shtetërore në Spille
Kreu i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi zbardh edhe skemën e ndjekur nga falsifikatorët në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë. Ai tha se në dokumente janë përdorur vula të viteve të fundit, në një kohë kur ndarja e pronave sipas ligjit 7501 është bërë në fillim të viteve ’90.

“Është një abuzim shumë i madh, jo vetëm në këtë territor por edhe në zona të tjera bregdetare. Sjell në vëmendje operacionin “Ranishtja” në Kavajë, në Durrës në zonën e Ishmit, ku janë përfituar toka në bregdet me dokumente të falsifikuara. Janë ish-kryetarë komunash, juristë, punonjës të hipotekave, ALUIZNI-t, bashkive të përfshirë. Po hetohen edhe për pastrim parash.

Tokat janë paraqitur sikur janë ndarë me ligjin 7501, duke e ndarë tokën te banorë të zonës të cilët nuk janë në dijeni për këtë, një pjese u janë marrë kartat e identitetit dhe përpara noterëve janë paraqitur sikur këto toka i kanë shitur. Por ata kanë bërë gafa, sepse kanë vendosur vula të kësaj periudhe për vitet 1994-1995, kur është ndarë prona sipas ligjit 7501″.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rusia ka një partner të ri tregtar, Egjipti ia kalon edhe Kinës
Previous article Ingrid Gjoni siç nuk e keni parë kurrë, këngëtarja i bashkohet kësaj nisme (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT