• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëveshje 2-vjeçare me OBSH, Manastirliu: Masa të përbashkëta për vaksinimin
Home
Shqipëri

Marrëveshje 2-vjeçare me OBSH, Manastirliu: Masa të përbashkëta për vaksinimin

21 February, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrjotjen Sociale, Ogerta Manastirliu dhe drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Zsuzsanna Jakab, firmosën në Podgoricë marrëveshjen 2-vjeçare 2018-2020 për asistencën e OBSH-së për përmirësimin e shërbimit shëndetësor në vend, me synim garantimin e mbulimit shëndetësor universal të popullatës.

Kjo marrëveshje i hap rrugën forcimit të bashkëpunimit në disa fusha të rëndësishme për vendin veçanërisht në përmirësimin e programit të vaksinimit, për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rezistencën Antimikrobiale, për përmirësimin e mbulimit shëndetësor për menaxhimin e sëmundjeve kardiovaskulare, tumoreve, diabetit dhe sëmundjeve kronike respiratore, si dhe menaxhimit më të mirë të faktorëve të riskut.

“Shtrirja e programit të vaksinimit është në nivelin 97% në Shqipëri, duke arritur kriteret e përcaktuara nga OBSH. Megjithëse ky mbulim vaksinal është ndër më të lartët në Evropë, ne po punojmë për nxitjen e programit të vaksinimit edhe te ato grupe që e refuzojnë vaksinimin. Ne vlerësojmë mbështetjen e OBSH-së për zgjerimin e programit të vaksinimit për sëmundjet e parandalueshme përmes këtij procesi, që ne e konsiderojmë, si një të mirë publike”, u shpreh ministrja Manastirliu.

“Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm përpara sa I takon programit të vaksinimit dhe asistenca e OBSH-së do të vijojë jo vetëm për imunizimin por edhe programe të tjera për përmirësimin e shëndetit publik të popullatës”, u shpreh Jakab gjatë takimit me ministren Manastirliu.

Më herët, në takimin e 11 shteteve të Evropës Juglindore, Ministrat e rajonit dolën me një deklaratë të përbashkët për forcimin e masave për vaksinimin dhe përafrimin e programeve të tyre të vaksinimit me Planin e Veprimit për Vaksinimin të Evropës 2015–2020.

Me deklaratën e përbashkët Ministrat u angazhuan të çojnë përpara planin pesëvjeçar për imunizimin të vendeve të Evropës Juglindore, për:

· sigurimin e aksesit në financim, cilësi të vaksinave – duke tejkaluar pengesat mbi furnizimin me vaksina, legjislacionin në fuqi për prokurimin e tyre, çmimet e vaksinave dhe programet e financimit;
· sigurimin e vendimeve të bazuara në evidencë për futjen e vaksinave të reja apo rishikimin e kalendarit të vaksinave – duke siguruar krijimin e grupeve këshillimore
· ofrimin e aksesit të barabartë në programet e imunizimit dhe vaksinimit – duke siguruar që politikat e imunizimit janë jo diskriminuese, gjithëpërfshirëse, veçanërisht për komunitetet e marxhinalizuara, migrantët dhe minoritetet;
· stimulimin e kërkesës për vaksinimi në fëmijëri dhe për përfshirjen e vaksinave të reja në kalendarin kombëtar të imunizimit – duke forcuar promovimin, mobilizimin social dhe edukimin shëndetësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë po ndodh me Lorin?! Poston foton me barkun e rrumbullakosur, por më vonë...
Previous article SUPERGODITJA/ Si u kapën 41 kg heroinë, të ndara në 76 "bukë shqiptare". Detajet e operacionit "1 milion euro" (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT