Një aksident me pasojë vdekjen e një 42-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Fier i Ri të Lushnjes.
Sipas policisë, rreth orës 11:45, 32-vjeçari Serjan Arapi përplasi me Benzin e tij një person në biçikletë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ka gjetur vdekjen 42-vjeçari Agron Sema ka ndërruar jetë.
Në këto pamje të përcjella nga ABC News, tregohet momenti kur familjarët e viktimës kanë mbërritur në vendngjarje për të gjetur njeriun e tyre të dashur pa jetë.
Policia shoqëroi Arapin dhe po kryen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al


