• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rrëfimi që mund të trondisë politikën britanike: A ishte udhëheqësi laburist, informator i komunistëve?
Home
Nderkombetare

Rrëfimi që mund të trondisë politikën britanike: A ishte udhëheqësi laburist, informator i komunistëve?

19 February, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Një ish-spiun çek, i cili u dëbua nga qeveria britanike në vitet 1980, pretendon se udhëheqësi britanik i opozitës Jeremy Corbyn, ishte një nga 15 informatorët e tij mes ligjvënësve të Partisë Laburiste me të cilët takohej rregullisht kur ndodhej në Londër.

Sipas ish-spiunit, ata e dinin që ai ishte një oficer i shërbimeve të fshehta dhe jo një diplomat.

Pretendimet e Jan Sarkocy-t, i cili thotë se politikanët e Partisë Laburiste paguheshin për takimet e tyre sekrete me spiunë komunistë gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë, janë kundërshtuar ashpër nga zoti Corbyn dhe ligjvënësit e tjerë të kësaj partie të përmendur nga ish-spiuni, përfshirë dhe ish-kryebashkiakun e Londrës Ken Livingstone.

Sipas tyre pretendimet janë “gënjeshtra” që ngjajnë më shumë me një variant të keq të filmit James Bond. Ata e quajtën ish-agjent çek, i cili tani jeton në kryeqytetin sllovak të Bratislavës, një “fantazist”.

Sipas Svetlana Ptacnikovas, drejtore e Arkivave të Forcave të Sigurisë çeke, ku mbahen dokumentet e shërbimit të zbulimit së periudhës komuniste, në dosjet që ajo ka parë nuk tregohet se zoti Corbyn të ishte regjistruar si një bashkëpunëtor apo agjent.

Në Britani konservatorët në pushtet, i kanë kërkuar zotit Corbyn të shpjegojë me hollësi qëndrimin e tij ndaj ish bllokut sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Disa dokumente të publikuara nga gazetat britanike konfirmojnë takime të zhvilluara në mes të viteve 1980 midis zotin Corbyn dhe zotit Sarkocy, që punonte si diplomat në ambasadën çeke në kryeqytetin britanik.

Ai njihej me emrin Jan Dymcic përpara se të dëbohej në vitin 1989. Zoti Sarkocy-t thotë se arkivat çeke nuk kanë të dhëna të plota pasi sipas tij shumë dokumente janë zhdukur.

Disa ligjvënës po kërkojnë një hetim parlamentar mbi këtë çështje. Ish-kryetari i komitetit të zbulimit dhe sigurisë të parlamentit britanik Malcolm Rifkind, tha se “nëse këto dokumente janë të vërteta, sikurse duket të jenë, ky përbën një rast serioz për zotin Corbyn që të përgjigjet“.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Michael Ballack i zhgënjyer nga Bundesliga
Previous article United e gjen në Real Madrid pasuesin e Michael Carrick

F.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT